Zekthi: Nëse OSBE çertifikon zgjedhjet, po e braktis popullin tonë, opozita ta rrëzojë qeverinë

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Fitim Zekthi u shpreh se kur Rama ka nën kontroll çdo gjë, atëherë mbeten dy gjëra: populli dhe ndërkombëtarët.

Sipas Zekthit ndërkombëtarët janë ata që e kanë mbështetur reformën në drejtësi, ndërsa SPAK heton çështje minore, kur nga ana tjetër lirohen kriminelët.

Zekthi: Kur Rama ka nën kontroll çdo gjë, atëherë mbeten dy gjëra: populli dhe ndërkombëtarët. Populli ka në dorë të dalë në rrugë aq sa di populli nën një regjim autoritar. Ndërkombëtarët nuk kanë përgjegjësi të vërtetë mbi ne , por për shkak të garancisë që ata kanë dalë si një vend kandidat në BE. Nëse ky mision i OSBE-së i certifikon këto zgjedhje duket sikur thotë se po e braktis popullin tonë, duke thënë dilni në sheshe se ne nuk na intereson. Të mos harrojmë se janë ndërkombëtarët ata që e kanë mbështetur reformën në drejtësi. Ata kanë thënë gjithmonë se kjo reformë do të funksionojë, ndërsa SPAK heton çështje minore, kur nga ana tjetër lirohen kriminelët.