Teatri Kombëtar| “Kushtetuesja” cakton datën e seancës për të shqyrtuar padinë e Metës

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 3 qershor çështjen e Teatrit Kombëtar. Padia u depozitua nga Presidenti Ilir Meta, i cili e shpalli antikushtetues vendimin për shembjen e godinës mëngjesin e 17 majit.

Kreu i shtetit kërkoi edhe shfuqizimin e vendimit për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë. Sipas tij, ky vendim është i papajtueshëm me Kushtetutën.

Kujtojmë se shembja e Teatrit shkaktoi një sërë protestash mes policisë dhe aktivistëve