SPAK kërkon 63 vite burg për bandën e Habilajve, kushërinjtë e Sajmir Tahirit

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj.

Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seitin 15 vite burg, Meridian Sulajn 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Moisi Habilaj tashmë ndodhet në arrati, teksa edhe në Itali, për të njëjtat akuza është dënuar rreth 18 vite burg.