Rama i pret sinjalin Metës kur merr fjalën në sy të amerikanëve në Durrës, presidenti nuk i mban ‘inat

DURRES- Një moment i sikletshëm që reflekton më së miri përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta u përsërit sot në stërvitjen “Defender Europe 2021”. Në momentin kur kreu i shtetit do të merrte fjalën, kryeministri e fiku sinjalin në kanalin e tij zyrtar ERTV, duke treguar sërish se marrëdhëniet mes tyre janë në momentin më të keq.

Por sërish, Ilir Meta e ka përshëndetur kryeministrin. Në shenjë respekti, në krye të fjalës së tij, Meta përshëndeti të pranishmit mes tyre edhe Ramën. “I nderuar zoti kryeministër…”,-tha Meta, ndërsa Rama i evitoi këto përshëndetje duke falenderuar dy nga gjeneralët amerikanë për pjesëmarrjen.