Rama i përgjigjet Bashës: Humbësit merren me fituesit, dora jonë…

Pas deklaratës së liderit të PD, Lulzim Basha se 25 prilli ishte një maskaradë elektorale dhe se do të bëjë gjithçka për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës, vjen kundërpërgjigja e kryeministrit.

Në “Twitter”, Rama tha se fokusi i PS nuk është të merren me akuza e kundërakuza, por të ngjisë Shqipërinë në majë. Për opozitën, shtoi ai, vijon të jetë e shtrirë dora e bashkëpunimit.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”