PD e zë nëma e njerëzve sa herë shikojnë në tv Murrizat

Berisha gabonte kur sillte një të ri në PD dhe nuk gabonte asnjëherë kur e largonte nga PD“.

Kjo thënie i atribuohet gazetarit Lutfi Dervishi që cilësonte si pozitive dikë që largohej nga Berisha, pasi i kishte sjellë në parti pa meritë, pa ndonjë kontribut dhe sa herë provoheshin në detyra aq shumë banal tregoheshin. Gazetari Dervishi thuhej se i referohej largimeve/përjashtimeve të S. Ngjelës, A. Vasjarit, S. Ballës, M. Nanos e shumë të tjerëve që Berisha i kishte kooptuar në PD, pas asnjë meritë në bazë apo politikën vendore.
Dhe duket se ishte e “drejtë” që i përjashtonte nga PD sa herë këta dhe të tjerë dështonin në komunikimin publik dhe profesional.
Me sa duket, kjo thënie vlen edhe për Bashën, si mallkim i politikës së burimeve njerëzore të PD, që ngre në qiell njerëz që në provën e parë dështojnë, dhe kur largohen nga rrethi i pushtetit përdorin facebook si frëngji për të shënjestruar shtëpinë me gurë e fishekë manovër.

Shikoni çfarë janë në elektorat Patozi, Topalli, Murrizi, Hajdari e soji i tyre? Asgjë. Karriera e pamerituar në PD është mëma e të gjitha të këqijave. As ata vetë nuk e kanë realizuar asnjëherë pse janë ngjitur në majë të Partisë Demokratike.

Njerëzit pa asnjë vlerë, pa asnjë ide, pa elektorat kanë marrë nga PD më shumë seç kanë dhënë. Shikojeni avoketërit e familjes Hoxha, Djemtë e pushkatarëve të Sigurimit, të byrosë, në shërbim të verbër të Edi Ramës edhe në ditën e fundit në ofiqe. U futën në zgjedhje herë për të qenë fasadë (2019) e herë për ti hequr disa vota PD dhe opozitës që Edi Rama të merrte mandatine 3të. PD e zë nëma e Demokratëve sa herë këta dalin në TV.