Mziu nuk do rotacion në parti, Gjekmarkaj kërkon përgjigje të prerë: Do futemi në Kuvend apo jo


Faktor.al ka zbardhur replikat mes kandidatëve të Partisë Demokratike në mbledhjen e zhvilluar me kryedemokratin Lulzim Basha. Mësohet se Xhelal Mziu ka kërkuar që të mos bëhen fare zgjedhje në Partinë Demokratike, por që të fokusohen në mbledhjen e provave për manipulimin e votës.

“Të mos bëjmë zgjedhje fare brenda partisë për zgjedhjen e Kryetarit, por të merremi vetëm me dokumentimin e krimit elektoral,”- ka thënë Mziu.

Ndërsa pedagogu Agron Gjekmarkaj, gjithashtu fitues i zgjedhjeve në Lezhë kërkoi një përgjigje të prerë. Mësohet se Gjekmarkaj ka dashur të dije nëse PD do të jetë në parlament në shtator, apo jo.

“Z.Basha ne duhet të jemi koherent me gjërat, dhe duhet që një vendim që marrim sot t’i qëndrojmë edhe në shtator. A do jemi në Kuvend?”– mësohet të ketë thënë Gjekmarkaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ndërsa Basha i ka thënë se çdo hapësirë do të shfrytëzohet nga blutë. “Do konsumojmë çdo hapësirë, edhe parlamentin dhe do mbrohemi fuqishëm,”- mësohet të ketë thënë Basha.

Kryedemokrati mblodhi sot kandidatët për deputetë në zyrën e tij. Mësohet se gjatë mbledhjes Basha u ka kërkuar edhe njëherë të gjithë kandidatëve të dokumentojnë në çdo zonë të tyre shitblerjen e votave.

Kandidati për deputet në qarkun e Lezhës në listat e Partisë Demokratike, Mark Marku ka propozuar që të lihet çdo procedurë dhe të dilet në protesta masive, por kryedemokrati ka kundërshtuar. Ai është shprehur se beteja do të vijojë në Parlament dhe sipas Markut, PD-ja nuk do të njohjet e zgjedhjet e 25 prillit