Kërkoi largimin e Bashës tek dera e PD, Hoxha i jep dorën deputetit më të ri të PS në Dibër

Zenel Hoxha ka takuar sot deputetin më të ri të Kuvendit të ardhshëm që do të formohet në shtator, z.Lavdërim Krrashi.

Ky i fundit ishte i vendosur i pari në listën e PS në qarkun e Dibrës, duke marrë 3317 vota. Krrashi pritet të jetë përfaqësuesi i mërgatës sonë shqiptare në parlamentin e ardhshëm, me një kontribut të madh sa i takon të rinjve emigrantë në Londër e më gjerë.

Hoxha, i cili ka qenë së fundmi një nga kritikët e më të fortë të PD dhe vetë Bashës, duke iu bashkuar edhe protestës para selisë blu, e cilëson Krrashin si një intelektual të papërtuar dhe të pakorruptuar, por gjithnjë në shërbim të qytetarëve.