“Jemi në këmbë, gati për çdo betejë!” – Paralajmëron Mark Marku

Kandidati për deputet i PD, Mark Marku paralajmëroi se opozita nuk do të heshtë përballë fitores së socialistëve.

Në “Facebook”, ai postoi foto nga një takim me anëtarë të PD në Rrëshen dhe deklaroi se demokratët janë gati për çdo betejë.

“Një takim falenderues me anëtarë të PD-së në seksionin “Kaçorraj” në Rrëshen✌️Mora premtimin se demokratët janë në këmbë, përballë dhe të gatshëm për çdo betejë. Ne nuk do heshtim…”

Më herët, Mark Marku ka thënë se Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje, për shkak të pretendimeve se janë blerë votat.