Ç’na pret në mandatin e tretë të Ramës? Blendi Fevziu bën parashikimin: Po luan…

TIRANË– Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka komentuar mandatin e tretë të marrë nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu parashikoi se mandati i tretë nuk do të kishte asnjë ndryshim nga dy të parët, duke shtuar se Rama po i kushton rëndësi tolerancës. Ndërsa shtoi se kreut të qeverisë nuk do t’i jepte asnjë këshillë pasi ishte i sigurtë që nuk do ta dëgjonte.

Ylli Rakipi: Ç’na pret në mandatin e tretë të Edi Ramës
?

Blendi Fevziu: Nuk mendoj se Rama do të ketë ndonjë ndryshim nga dy mandatet, nuk besoj. Ka hedhur idenë e një bashkëpunimi, qeverie të përbashkët. Unë kam menduar se një koalicion i tillë do të ishte katastrofë, do të shkrinte edhe PD-në. Rama ecën me idenë e tolerancës sepse ka marrë mandatin e tretë dhe shkon me idenë që të luajë butë.
Sot është më i qetë dhe fitimtar. Nuk e gjykojmë dot sot, por kur të nisë sërish lufta politike, do të kthehet aty ku ishte.

Ylli Rakipi: Keni ndonjë këshillë për Edi Ramën?

Blendi Fevziu: Di një gjë, Rama është i vetmi nga njerëzit që njoh, që nuk dëgjon këshilla. As nuk kam këshilla për të. Si njeri që ka histori të gjatë të së djathtës në familje, do të doja që e djathta të mos dekurajohet, të mos mendojë kurrë se në betejë me të majtën është gjithmonë e humbur, sic thotë Rama. Defektin mos e kërko tek tjetri dhe jo tek vetja