Teatri Shëtites për femije nis udhëtimin.Premiera e re “Aladdin” në Tiranë. Ja datat

Teatri Shëtites për femije nis udhëtimin.Premiera e re “Aladdin” në datat 8 dhe 9 Maj, ora 10:30, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve
Regjia: Kesina Lami
Kostumografe: Ledia Huta
Me aktorët: Anxhela Gaxhazi, Altea Alushi, Elios Shuli, Dario Zela.

Aladini, djali i cili vidhte për të mbijetuar, takohet në qytet me vajzën më të bukur që kishte parë. Pasi vajza ikën ai kupton që ishte prinses Xhansmin. Por ashuria midis tyre ishte e pamundur për shkak të pozicioneve shoqërore. Teksa Aladini vidhte kudo nëpër qytet në një suduk të vjetër ai gjen një llampë. Ajo ishte llampa magjike që vetëm një shpirt i pastër mund ta gjente. Xhindi del nga llampa dhe prezantohet me Aladinin, ishte në shërbimin e tij për ti plotësuar 3 dëshira. Dëshira e tij e parë ishte të bëhej një princ për ti porpozuar princesh Xhasmin.
Problemi që Aladini hasi pas kësaj ishte magjistari Xhafar, këshilltari i babait të Xhasmin.
Xhafari kur mori vesh që llampa është gjetur bëri plane për tja vjedhur. Ai donte me çdo kusht të martohej me Jasmin dhe të sundonte vëndin. Konflikti i personazheve ndodh në këtë pikë kur Xhafari vendos për ti rrëmbyer llampën Aladinit. Magjistari Xhafar arrin tja vjedh dhe të bëhet magjistari më i keq i të gjitha kohërave. Por Aladini një djalë shumë i zgjuar e bind Xhafarin të bëhet xhind duke e futut në llampën magjike të së keqes dhe e hedh në fund të oqeanit. Dashuria dhe pastërtia e Aladinit dhe Jasminës mbizotëron mbi ligësinë e Xhafarit.