Sovjetizmi dhe OJQizmi janë e njëjta gjë


Nga Sebastjan Zonja

Dita ditës, ndërsa në rendin ndërkombëtar fryjnë erërat e Luftës së Ftohtë, në Shqipëri, enveristët e djeshëm, po valvisin flamujt e fanolizmit politik. Fanolizmi politik ishte thuajse sovjetizëm, dhe, pak t’i gërricësh, shumë të brezit të kaluar, del në pah hegjemonia kulturore dhe politike e lënë nga periudha e diktaturës.
Ndërkohë, të trishta janë kohët sot, për shkak të “vaksinave” që kanë bërë shumë të rinj me OJQ-të. Ojqizmi është ligjërim bajat, as mish, as peshk, veç ca fjalë të radhitura si rruza në pe. I kemi përditë përpara ekranit, dhe i shohim sa të neveritshëm janë.

Nëse të rinjtë ojqistë e të vjetrit sovjetikë të së majtës po ngrenë lart flamujt e fanolizmit politik, po të rinjtë ojqistë dhe të vjetrit antikomunistë të së djathtës, a do ta ngrenë flamurin e Hasan Prishtinës?

Sovjetikët shqiptarë i persekutuan kundërshtarët e tyre piksërisht se antipodi i idesë së Fan Nolit politik ishte Hasan Prishtina.
Ka ardhur koha t’i kthehemi linjave të vërteta politike.
Jo më kot politologu J. Mersheimer na thotë në librin e tij për krizën e liberal demokracisë, se, sot, rendi politik ka nevojë të ndërthurë demokracinë me nacionalizmin.
Nacionalist ishte Hasan Prishtina, puna ngelet të gjejmë apo krijojmë demokratët e vërtetë pa OJQ nga mbrapa.