Rifillojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor i bën thirrje shoferëve

Nga ora 8 e mëngjesit të ditës së nesërme do rifillojnë punimet për përmirësimin e asfaltit në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërhyrja do bëhet nga Qafa e Kasharit deri te Ura e Dajlanit në Durrës.

Ditën e parë do kryhne punimet në pjesën Maminas-Sukth, ditën e dytë Maminas-Kryqëzimi i Shkozetit ndërsa ditën e tretë në rrugën Shkozet-Ura e Dajlanit.

ARRSH-ja e policia u bëjë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët dytësore.

Njoftimi

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e martë, datë 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të vijojnë të realizohen punime në rrugë për riparimin e shtresave asfaltike, në:”Qafë Kashar-Ura e Dajlanit Durrës

Dita e parë e punimeve në segmentin Maminas–Sukth.
Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

Dita e dytë e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.
Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

Dita e tretë e punimeve në segmentin Shkozet – Ura e Dajlanit.
Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

Ura e Dajlanit Durrës-Qafë Kashar

Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe menaxhim trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit–Qafë Kashar