Gazeta franceze “Le Figaro”: krimi i organizuar dhe korrupsioni po përfitojnë nga Reforma në Drejtësi

Reforma në drejtësi sipas të dërguarit të gazetës franceze ” Le figaro”- përkthim.

Drejtësia shqiptare po njeh një gropë të madhe që po mer ajër. E votuar më 2016, reforma ambicioze që dalngadalë po ze vend,ka bërë që të mënjanohen një numër i madh magjistratësh të dyshuar duke çorganizuar tërësînë e ndërtesës ( drejtësisë) . Për shkak të mungesës së personelit, një numër i madh dosjesh është duke vuajtur. Dyshimi ka filluar të përhapet. Ndërkohë që publiku i zëmëruar përball ngadalësisë së procedurave, po humbet durimin duke pritur që të korruptuarit e njohur të ndëshkohen, krimi i organizuar dhe rrjetet e korupsionit- dy fusha keto ku Shqiperia shkëlqen- janë të vetmit që po përfitojnë nga një reformë që presupozohet ti rrëzojë dhe që deri tani po u krijon mundësinë të gezojne pushime të stërgjatura gjyqsore.