FOTO| Bëri tatuazhin e Ramës në shpinë, “ishte tip interesant”.

Tatuazhi i një djali që ka realizuar portretin e kryeministrit Edi Rama në shpinë po bën xhiron e rrjetit.

Realizuesi i këtij tatuazhi, Feliks Rapushi ka treguar se për këtë punim i janë dashur gati gjashtë orë dhe pjesa më e vështirë ishin sytë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se djali e kishte idhull Ramën dhe ishte tip shumë interesant.

“Çuni që ka bërë portretin e Ramës ka qenë shumë tip interesant, më bëri përshtypje karakteri dhe tipi i tij. Ka kërkesa të veçanta dhe ne na vijnë çdo ditë”.