Elon Musk mbi udhëtimin në planetin Mars: “mund të mos kthehesh i gjallë”

CEO i Tesla, miliarderi Elon Musk, ka “dekurajuar” të gjithë entuziastët e projektit të tij për të dërguar njerëz në planetin Mars. Në një intervistë për gjigandin mediatik “CNN“, Musk ka bërë me dije se jo të gjithë mund të kthehen të gjallë në Tokë pas aventurës së tyre.

“Shumë njerëz ndoshta do të vdesin gjatë procësit. Është një udhëtim i gjatë, mund të mos kthehesh i gjallë. Nuk marrim askënd me zor. Vetëm vullnetarë,”-tha Musk.

Kompania e tij e raketave SpaceX, krijonte përfundimisht teknologjinë e nevojshme për të transferuar njerëzit nga dhe drejt Marsit. Kompania aktualisht është duke testuar mundësinë për të jetuar në një tjetër planet. SpaceX nisi programin në Prill por ende nuk ka një datë përfundimtare.