Belind Këlliçi, deputet i Tiranës 100 vjet pas stërgjyshit

Nga Orhan Sakiqi

Në parlamentin e parë shqiptar prill 1921 stërgjyshi i Belindit Masari ka qenë deputet i Tiranës. Belindi hyn në politikë duke trashiguar vlerat më të mira të qytetarisē tiranase. Të stërgjyshit,të gjyshit Reshatit të gjyshes Bediha të babait Zamir dhe nenes Zana. Politika e mirë buron nga morali i virtutshëm ka thënë dikush, dhe fushata politike e Belindit u bazua nga ky moral. Megjithëse i ndodhur para makinerisë sē shtetit ku edhe numuruesit e votave ishin drejtorë të ministres Belindi rrezatoi kulturë dhe edukatë. Kurrë nuk përmendi numurin e tij 10 por vetëm 9 duke u rradhitur me mbi 11mijë vota i treti më i votuari ne listat e P.D. Sami Frashëri thotë: Për të marê mbreti një vezē nga fshatari ,ministrat e tij do të grabisin gjithë pulat e fshatit. Kështu grabitën ministrat e sotēm megjithëse Belindi i kapi me presh në duar . Moralisht Belindi është fitues. Politikanë si ai të ri të edukuar i duhen Shqipërisë. Nuk do vonojë dhe koha e tyre do të vijë. Në foto :Parlamenti i parë shqiptar dalë nga zgjedhjet e vitit 1921. Masar Kēlliçi i treti nga e majta në rreshtin e katërt.