Ati i shkences politike bashkekohore – Niccolo MACHIAVELLI | Ja disa këshilla

Nga Klodi Stralla

Sa herë që përmendet Makiaveli pa dyshim kujtohet vepra e tij monumentale “Princi” – një Manual qeverimi që e kanë mbajtur “nën jastëk” të gjithë pushtetarët, duke filluar nga Cezar Borxhia, djali ilegjitim i Papa Aleksandrit të VI-të, të cilit ju dedikua kjo vepër, deri tek Enveri ynë, që sundoi Shqipërinë për 40 vjet . Nga kjo vepër madhore kam nxjerë disa thënie, që tashmë janë shndruar në aforizma, për ta përkujtuar këtë mendimtar të madh të qeverimit në 552 vjetorin e lindjes të tij.

– Një Princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime për të mos i mbajtur premtimet e tij, në se këto janë kundra interesave të tij.

– Para se të hysh në bisedime me kundërshtarin, armatosu.

– Masat e rrepta duhet të merren të gjitha menjëherë, në mënyrë që befasia e tyre të shkaktojë më pak fyerje. Përfitimet duhet të jepen me pikatore, në mënyrë që ato të shijohen më shumë.

– Urrejtja është fituar me anë të veprave të mira po aq shumë sa me anë të veprave të këqija

– Të gjithë Profetët e armatosur kanë qenë fitimtarë, dhe të gjithë profetët e paarmatosur janë shkateruar.

– Nëse duhet bërë një lëndim ndaj një njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i rëndë, saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë. Është më mirë të përftosh frikë se dashuri, në qoftë se nuk mund t’i përfitosh të dyja. Është shumë më e sigurt kur ta kanë frikën, sesa kur të duan.

– Njerëzit i binden më pak atij që frymëzon dashuri se atij që frymëzon frikë.

– Është e nevojshme për atë që qeveris një shtet dhe rregullon ligjet e atij, të mendojë se të gjithë njerëzit janë të këqinj dhe se ata janë gjithmonë të prirur të veprojnë sipas ligësisë në shpirtrat e tyre sapo ta ndjejnë veten të lirë.

– Nuk e nderojnë njeriun titujt, por njeriu i nderon titujt.

– Njerëzit janë shumë naivë dhe shumë të prirur për t’iu kenaqur deshirave të momentit saqë një mashtruesi nuk do t’i mungojnë kurrë viktimat për mashtrimet e tij.

– Nuk arrihet kurrë ndonjë sukses i madh pa rrezikuar.

– Asnjë vepër e jona nuk ka më shumë gjasa të ketë sukses se ajo që na e këshillon armiku teksa është gati për ekzekutim.

– Për njerëzit mund të themi në përgjithësi se ata janë të lëkundur, hipokritë, dhe të babëzitur për fitime.

– Një ndryshim le gjithmone rrugë të hapur për ndryshime të tjera.

– Politika nuk ka lidhje me Moralin.

– Metoda e parë për vlerësimin e inteligjencës së një sundimtari është që t’i shikojmë njerëzit qe ai ka perreth tij.

– Themelet kryesore të çdo shteti janë ligjet e mira dhe armët e mira. Nuk mund të kesh ligje të mira, pa armë të mira, dhe ku ka armë të mira, ligjet e mira në mënyrë të pashmangshme i ndjekin ato.

– Ai që ia përshtat politikën e tij kohës, përparon, dhe nga ana tjetër politika e atij që përplaset me kërkesat e kohës, dështon.

– Njeriu i mençur e bën menjëherë atë që budallai e bën në fund.

– Kur dëshirojnë të fitojme sa më shumë, kjo është pa dyshim një gjë shumë e natyrshme dhe e zakonshme, dhe kur njerëzit kanë pasur sukses në këtë, ata janë vlerësuar gjithmonë dhe jo dënuar. Por kur atyre u mungon aftësia për ta bërë këtë dhe prapë duan të fitojnë më shumë me çdo kusht, ata meritojnë dënim për gabimet e tyre.

– Kështjella më e mirë që një Princ mund të ketë është dashuria e popullit të tij.

– Nuk ka luftë për t’u shmangur, por vetëm mund të shtyhet për avantazhin e të tjerëve.

– Njerëzit mund t’i lidhësh më tepër nëpërmjet shërbimeve që ata të bëjnë, se sa nëpërmjet të mirave që mund tu bësh.

– Për të kuptuar natyrën e njerëzve duhet të jesh një princ, dhe për të kuptuar natyrën e princit, duhet te jesh nje njeri.

– Lufto vetëm kur është e nevojshme, armët janë të lejueshme kur nuk ka shpresë tjetër përveç tyre.

– Kur vullneti është i madh, vështirësitë nuk janë të mëdha.

– Kush dëshiron sukses të vazhdueshëm duhet të ndryshojë sjelljen e tij me kohën.

– Lidhjet e dashurisë njerëzore janë shumë më të dobëta, se sa ato të perversitetit njerëzor.Urtësia nuk është gjë tjetër veçse të dish të analizosh, të peshosh të këqiat dhe të marrësh për të mirë të keqen më të vogël.

– Dallohen tre lloj mëndjesh njerëzore: ato që kuptojnë vetë, ato që kuptojnë kur u shpiegohet nga të tjerët dhe së fundi, mëndjet që nuk kuptojnë as vetë e as kur ju shpiegojnë të tjerët.

Shihni sa mire I njohin dhe I zbatojne mesimet e tij edhe pushtetaret tane per te mbajtur pushtetin e tyre personal, ndonse jetojne disa shekuj pas tij!