Urime për vjedhjen historike! – Elona Caslli

Të dashur rilindas të devotshëm, teksa uroni udhëheqësin mbi fitoren historike, duhet të riformuloni urimin dhe të shpreheni; Urime për vjedhjen historike!

Vjedhja është institucion më vete në këtë vend dhe së fundmi, ju po orvateni që vjedhjen të na e servirni si fitore.

Ajo çka ju quani fitore historike, në të vërtetë është një vjedhje historike e realizuar nga një “Parti – Shtet.”

Në të gjithë këtë proces e ke të vështirë të dallosh kufirin ku mbaron Partia Socialiste dhe ku fillon shteti shqiptar.

Post Scriptum- Riformuloni mendimin rilindas. Edi Rama nuk është lider historik.Edi Rama është thjesht një hajdut historik.

Elona Caslli