SPORT | Inter pas 11 vitesh kampion i ‘Seria A’

Skuadra milanezë e Interit rikthehet në krye të Serisë A ditën e sotme dhe me vete merr edhe kurorën e kampiones. Është lajm i bujshëm në të gjithë Italinë shpallja kampione 4 ndeshja para fundit e zikaltërve të cilët patën ‘fatin’ që Atalanta e Bergamos të ndalohej në barazim me Sassuolën. Zikaltërit kthehen pas 11 vitesh për të marrë titullin, ndërsa i ndërpresin udhën Juventusit pas 9 vitesh radhazi. Interi i Antoni Kontes hipotekon titullin e 19 në Itali, ndërsa tashmë e presin sfida të reja përpara.

Duke qenë që skuadrat italian prej shumë vitesh kanë probleme në përballje në Europë është pretenduar se do të ndërhyhet për të bërë blerje nga të gjitha klubet e mëdha të Italisë. Kështu Inter kampion tashmë ndiqet nga skuadra me stabilitetin më të kënaqshëm të Seria A, Atalanta, e cila e barazoi takimin e sotëm nga një gabim i Muriel. Juventus gjendet jashtë zonës së Champions për momentin ndërkohë që para tij renditën Milan e Napoli, ndonëse me pikë të përafërta dhe të mundshme për të ndryshuar pozicionet në tabelën e renditjes. Vetëm Inter nuk ndryshon; është kampion!

Fillon festa

Menjëherë pas zyrtarizmit edhe matematikisht si kampionë, tifozët e Interit janë grumbulluar në sheshin Duomo të Milanos për të festuar. Ata nuk janë përmbajtur duke kërcyer dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin në kohë pandemie, çka mund të përbëjë rrezik serioz. Për këtë arsye edhe klubi zikaltër ka reaguar menjëherë, duke kërkuar që festa të zhvillohet me kushtet që kërkon koronavirusi.

Përtej kësaj vihet re se tifozët e grumbulluar janë të veshur me bluzë zikaltër, brohorasin, mbajnë shalle identifikues dhe kanë ndezur flakadanë. Të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet ku ndër të parat veçohet urimi i Juventusit, ndërsa presidenti i saj Agnelli shkruan: “Bravo Steven! Të lumtur për ju dhe krenar që jeni kundërshtari juaj besnik në fushë dhe shokë jashtë fushës. Ne do të kthehemi.”