Shqiptari humb jetën nga aksidenti në Greqi

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 41-vjeçari shqiptar në Greqi. Aksidenti ndodhi në zonën e Imathias në Greqi, ditën e premte.Shqiptari po udhëtonte me makinën e tij në rrugën provinciale Alexandria – Giannitsa, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga, raportojnë mediat greke.