Qeveria e Malit të Zi do të ulë çmimin e energjisë elektrike

Elektroekonomia e Malit të Zi, do ti ulin çmimet e disa dispozitave nga faturat për rrymë dhe do ti rrisë zbritjet, kurse në buxhetin shtetëror, për herë të parë, këtë vit do të paguhen 30 milion euro, ka deklaruar për “Vijesti” kryetari i ri i këshillit të drejtorëve të kësaj kompanie, Millutin Gjukanoviq. Ai, ka theksuar se janë formuar 12 komisione të cilat vërtetojnë segmente të ndryshme të punës së ish udhëheqjes në këtë kompani, në të cilën janë të kyçur numër i rëndësishëm i personave të arsimuar dhe kompetent të cilët janë jashtë kompanisë energjetike. Kompania energjetike shtetërore, sipas fjalëve të tij, do të inicoj ciklin e ri të investimeve ku nuk do të ketë shpenzime shtesë për qytetarët dhe do të jetë lokomotivë e zhvillimit ekonomik. Në pyetjen nëse në një afat të shkurtër, mund të vijë deri te zbritja e energjisë elektrike për amvisëritë dhe ekonominë, ai ka thënë se si kryetar i Këshillit të drejtorëve, të elektroekonomisë së Mlait të Zi, do të përpiqet që qëllimi strategjik i kompanisë duhet të jetë përciellja adekuate e situatës socio-ekonomike, parasëgjithash, e qytetarëve.