Pushteti nuk merret me qira – Sebastjan Zonja


Nga Sebastjan Zonja

Në foton e parë është Mehdi Frashërit i madh. Atdhetari që çdo minutë ia kushtoi Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Është ai personazhi që, ndër të tjera, e ‘shpëtoi’ Shqipërinë nga borxhi 7 miliardë dollarë ndaj Perandorisë Osmane.

Në foton e dytë është gjiganti gjakovar Xhafer Deva. Politikan i lindur, atdhetar i madh, që ishte i i pamëshirshëm në luftimin e komunizmit, sepse ishte i pari që kishte zbuluar se Këshilli Nacional – Çlirimtar, kontrollohej komplet nga Moska.

Së bashku me Mehdi Frashërin e futën Shqipërinë ndër vendet më të ndritura duke siguruar mbrojtjen e hebrenjve nga nazistët.
Këto janë dy shtyllat e mëdha ku qëndron e djathta dhe etatizmi shqiptar.

Sot e 30 vjet, me trishtim mund të themi se, rotacioni është thjesht marrje me qira e pushtetit. S’ka asnjë plan, asnjë projekt, veç një fabul: ne fituam, por na vodhën votat! Dhe, me të qeshur, kundërshtarët politik i thonë: Ik te shpia, ha gurabia!

Latinët kanë një shprehje për politikën “horror vacui”, që do të thotë se kur çohesh nga karrikja, ulet tjetri, s’ta ruan njeri vendin e ngrohtë.
Kështu edhe kjo punë, disa duan që të ruajnë ekskluzivitetin që të bëjnë biznes me partinë, ndërsa të tjerë duan që të jetësojnë projektet e Rilindasve të mëdhenj.
Rilindja kombëtare është faqja më e ndritur e kombit shqiptar. Misioni është të jetësojmë projektin e tyre, jo me marr pushtetin me qira.

E keqja duhet të luftohet në të gjitha frontet.
Hafiz Ali Kraja dhe Padër Anton Mëshkalla rrinin thuajse gjithë kohës bashkë, ndërsa vuanin dënimin e dhënë nga regjimi komunist. Një bashkëvuajtës i pyet se pse sipas tyre erdhi komunizmi.
Padër Mëshkalla përgjigjet: – Se Aliu se kreu punën e vet për të xhuma, në Xhami. E unë s’e kreva punën time për të dielë, në Kishë. E kështu erdh’ komunizmi, bir!

more recommended stories

loading...