Pa ndryshim – Astrit Lulushi

Ky është realitet. Çdo gjë false, zevendësuar me virtuale dhe gënjeshtra fshihet. Buzëqeshja është përqeshje; nuk ka aspak thjeshtësi e sinqeritet. Është tymnajë që nuk ndryshon, veç ngrihet; atmosferë që frymëzon e ushqen kontroll, shtypje e diktatorë. Bijtë nxjerrin etërit nga varri për t’u mburrur, u vënë edhe ndonjë fjalë në gojë, dhe në “shtypin” servil online mbushin titujt dhe numërojnë “ndryshimet” që kanë sjellë.
Është kohë tiranësh. Askush nuk mund të shpresojë të shpëtohet nga askush. Praktikisht, kohë e përsosur, asgjë nuk lëviz, njësoj si në pellg të ndënjur të ndyrë. Në sytë e lënguar dhe buzët e qeshura ka dhembshuri të pakufishme mbushur me ironi për marrëzinë dhe injorancën e një bote të verbër, ku njerëzit identifikohen me numra si në burgje e kampe përqëndrimi. Në çdo parazgjedhje, sa më shumë falje e premtime; udhëheqësit “e mirë” pa pikë personaliteti kanë vetëm “po” bosh – është fjalëkalim për kapjen e shtetit. Sa injorant, sa i mjerë elektorati.
Diktatura e dinte se bënte diçka të keqe. Një nga djallëzitë e saj ishte dënimi i kundërshtarëve me akuza për krime ordinere, për t’i denigruar, dhe në mënyrë që kur të vinte koha, si tani, numri i të dënuarve politikë të dilte sa më i vogël; diktatura me më pak faj; dhe të dënuarit të mbeteshin zemërvrarë, kokëulur në turp, megjithëse ishin ata që në fakt e kishin dëmtuar më shumë regjimin.

more recommended stories

loading...