Kinë, gjithnjë e më shumë meshkuj po i drejtohen mjekësisë estetike

Gjithnjë e më shumë meshkuj në Kinë po i drejtohen mjekësisë estetike. Në një artikull në “China Daily”, i cili citon të dhëna nga platforma online e mjekësisë estetike “SoYoung”, theksohet se në vitin 2019 pjesa mashkullore e tregut kinez në sektorin e mjekësisë estetike përfaqësonte 9.98% të totalit.

Sipas “SoYoung”, citon “Xinhua”, meshkujt e brezit pas vitit 2000 janë më të prirë t’i nënshtrohen operacioneve të mëdha si rindërtimi i kockave, ndërsa ata që kanë lindur mes viteve 1970-1989 tërhiqen nga mbjelljet e flokëve dhe tërheqjet e fytyrës.

Sipas ekspertëve të mjekësisë estetike në Chengdu, provinca Sichuan, në dy vitet e fundit ka pasur rritje të vizitave nga klientë meshkuj në klinikat estetike