1 pacient humb betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 53 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.