Rinas | Tentuan të kalonin me test fals të Covid-19, arrestohen 10 shkodranë

10 persona janë vënë nën hetim nga policia pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin përmes Aeroportit të Rinasit duke përdorur test të falsifikuar për COVID-19. Policia ka nisur hetimet për G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.

Ata janë konstatuar gjatë verifikimit të dokumenteve plotëstuese dhe pasi është komunikuar me klinikat private ku ata kanë thënë se kanë kryer testin ka rezultuar se ato kanë qenë të falsifikuara.

Nga ana e Policisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve