Pse dhe kush e shet votën ?!


Nga Nebil Çika
.
Kam thënë gjithnjë dhe kembngul se krimi më i madh i komunizmit është dhe ngelet “njeriu i ri komunist”. Pa asnjë vlere humane , pa besim tek familja ,atdheu dhe Zoti . Pa pikë dinjteti respekti e vlersimi për veten .
Një makineri kriminale të cilën ata që e prodhuan ja shohin hairin edhe sot !
Shikoni patronazhistët , te paret kanë spiunuar familjet e tyre , prindrit ,vëllezërit d motrat . Për ta partia është mbi gjithçka.
Jo më kot më i votuari në Shqiperi është Taulant Balla që bërtiste para ca vitesh se :donte me shumë partinë se Shqiperinë.
Shumë nga ata që shesin voten e tyre për 5 mijë lekë apo një thes miell, e gjejnë veten e tyre tek modeli Balla . Sigurisht që ka shumë shqiptarë që faleminderit edukate familjare i kane shpëtuar fabrikimit komunist të njeriut të ri . Ata nuk ë shesin votën por as nuk shkojnë ta hedhin atë ne se askush nga politika në garë elektorale nuk ka aftësinë ta bejë atë të vlefshme në nivelin moral e politik që meriton njeriu i lirë e dinjitoz . Prandaj e djathta antikomuniste duhet të synojë me politikat, programet , dhe sidomos perfaqsuësit d sajë të marrë votën e atyre që i shpëtuan deformimit të quajtur “njeriu i ri “. Në se punon te marresh voten e llumit të shoqërisë ,njeriut të ri bëj gati patatë ,në se do voten e njerëzve të lirë bëje votën dinjitoze e të vlefshme, politikisht e moralisht ,për ta.

more recommended stories

loading...