Mbaruan zgjedhjet, Policia rikthehet tek gjobat dhe arrestimet për shoferët

TIRANË– 105 leje drejtimi janë pezulluar gjatë një aksioni policor, pasi drejtuesit e mjeteve shkelën rregullat e qarkullimit rrugor. Policia bën me dije se nga këto leje, 79 u hoqën për shpejtësi tej normave të lejuar dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

6 drejtues mjetesh ranë në pranga, nga këta 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe tre për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu, janë vendosur 1689 masa administrative për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e larguara e manovra të rrezikshme në rrugë, shkelje të semaforit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.