Libri i Oriana Fallacit: Intervistë me historinë ose si të pyesësh politikën

Përgatiti: Geron Kamberi

Libri i gazetares, shkrimtares e intelektuales së njohur italiane Orjana Fallaci( 29.06.1929-15.09.2006) “ Intervistë me historinë(titulli original : Intervista con la storia) megjithëse është shkruar prej vitesh( 1974) është një udhërrëfyes i këndshëm nëpër historinë politike të gjysmës së II-të të shek XX. Përmes intervistave të personaliteteve të politikës botërore nga Henry Kissinger tek Giulio Andreotti, pyetjet therëse, ironike e zhbiruese të Falacit janë një manual i vërtetë si mund ta pyesësh politikën.. Më poshtë është një bio e shkurtër e figurave politike që ka intervistuar, Është një libër që ia vlen ta lexosh ( FALLACI, ORJANA, Intervistë me historinë, përktheu Drita Siliqi, SHB Bota Shqiptare, redaktor Nasho Jorgaqi, 407 faqe , ISBN 9928 00 0025 5.)…

1) Intervista me HENRY KISSINGER(27.05.1923- ) në Nëntor 1972 në Washington

Henry Kissinger,një ish professor i Universitetit të Harvardit është një nga figurat e rëndësishme të politikës amerikane gjatë viteve 1969-1977 duke shërbyer si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare e Sekretar i Departamentit të Shtetit gjatë administratës së presidentëve Richard Nixon ( 09.01.1913- 22.04.1994 . president i SHBA nga 20.01.1969- 08.08.1974) e Gerard Ford( 14.08.1913- 26.12.2006 ,president i SHBA nga 09.08.1974- 20.01,1977) . Ai është mështetës i reapolitikës në politikën e jashtme amerikane që mbante parasysh ekuilibrin e forcave që e shprehte me frazën “: në politikë e dashuri lejohet gjithcka !” Gjatë kësaj periudhe, ai nisi politikën e détantës me Bashkimin Sovjetik, nxiti hapjen e marrëdhënieve me Kinën, u angazhua në atë që u bë e njohur si diplomacia lëvizëse ( shuttle diplomacy) në Lindjen e Mesme për t’i dhënë fund Luftës së Yom Kippur ( 1973) dhe negocioi Marrëveshjet e Paqes në Paris, duke i dhënë fund përfshirjes së SHBA në Luftën e Vietnamit( 01 Nëntor 1955-30 Prill 1975). Pasi u largua nga qeveria, ai formoi Kissinger Associates, një firmë ndërkombëtare gjeopolitike e këshillimi ndërkohë ka shkruar mbi një sërë librash mbi historinë diplomatike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare .Në vitin 1973 mori Cmimin Nobel të Paqes për kontributin në negociatat për paqe që i dha fund Luftës së Vietnamit.

2) Intervistë me presidentin e Vietnamit të Jugut NGUYEN VAN THIEU(05.04.1923-29.009.2001)-në Janar 1973 në Saigon

Nguyen Van Theiu ishte gjeneral dhe president i Vietnamit të Jugut nga 03.09. 1967- 21.04.1975 kur forcat komuniste të Vietnamit sulmuan dhe arritën të bashkojë Vietnamin në një shtet të vetëm pas një lufte të përgjakshme. Ai erdhi në pushtet pas një grushti shteti në vitin 1963 kur rrëzoi nga pushteti presidentin e atëhershëm të Vietnamit të Jugut Ngo Einn Diem pasi ai nuk po përballonte kërcënimin e Vietkongëvë( forcat komuniste të Vietnamit të Veriut) dhe nuk po menaxhonte krizën Budiste.Kriza Budiste ishte një seri vetësakrifikimesh të murgjëve Budistë që digjnin publikisht veten në shenjë kundërshtimi ndaj Luftës së Vietnamit ( 01 Nëntor 1955-30 Prill 1975). Ai pati rol të rëndësishëm, në kulmin e luftës së Vietnamit ( 1964-1975) .Pas largimit nga pushteti ai u vendos në SHBA deri kur vdiq në 2001 pa dhënë asnjë intervistë për median.

3) Intervistë me gjeneralin vietnamez VO NGUYEN GIAP (25.08.1911-04.10.2013) në Shkurt në 1960 në Hanoi

Vo Nguyen Giap ishte një gjeneral i Ushtrisë Popullore të Vietnamit , të Vietnamit të Veriut dhe është quajtur një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë të shekullit të 20-të. Ai për herë të parë u bë i njohur gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shërbeu si udhëheqës ushtarak i rezistencës Viet Minh kundër pushtimit japonez të Vietnamit dhe më pas si Ministër i Mbrojtjes dhe Zëvendës Kryeministër i Vietnamit për gati 44 vjet. Giáp ishte një komandant i rëndësishëm ushtarak në dy luftëra sic ishte Lufta e Parë e Indokinës( 19 .12. 1946–01.08.1954) dhe Lufta e Vietnamit( 01 Nëntor 1955-30 Prill 1975), duke marrë pjesë në disa beteja historike të rëndësishme sic ishte Beteja e Cao Bằng në 1950, Beteja e Hòa Bình në 1951–1952, Beteja e Điện Biên Phên në 1954, Ofensiva Tết në 1968, Ofensiva e Pashkëve në 1972, dhe Fushata përfundimtare Ho Chi Minh e vitit 1975.E vecanta e Giáp lidhej me faktin nuk kishte asnjë formim të drejtpërdrejtë ushtarak dhe ishte një mësues historie në një akademi në gjuhën frënge por ishte shumë i ndikuar nga udhëheqësit ushtarakë historikë dhe citonte shpesh p T. E. Laërence( i njohur si Lorenci i Arabisë) dhe Napoleon Bonapartin si dy nga njerzëit që kishin patur më shumë ndikim. Për shkak të aftësive të tij ai shpesh është cilësuar si Napoleoni i Kuq”

4) Intervistë me mbretin e Kamboxhias NORODOM SIHANOUK ( 31.10.1922-15.10.2012) në Qershor 1973, në Angli

Norodom Sihanouk ka qenë mbret i Kamboxhias dhe ka mbretëruar në dy periudha të ndryshme sic ishte periudha 24.04.1941-02.03.1955 dhe 24 .09.1993- 07.10.2004. Në Kamboxhia, ai njihej si Samdech Euv që në gjuhën kmere do tw thoshte Mbreti Baba’. Gjatë jetës së tij, Kamboxhia u quajt ndryshe Protektorati Francez i Kamboxhias (deri në vitin 1953), Mbretëria e Kamboxhias (1953–1970), Republika Kmere (1970–75), Kampuchea Demokratike (1975–79), Republika Popullore e Kampucheas (1979–93), dhe që prej vitit 1993 u quajt sërish Mbretëria e Kamboxhias .Kamboxhia si vend fqinj me Vietnamin , ishte në qendër të Luftës së Vietnamit( 01 Nëntor 1955-30 Prill 1975), dhe si rrjedhojë në vitin 1970 mbreti Sinahouk u përmbys nga një grusht shteti dhe iku në Kinë dhe Korenë e Veriut, duke formuar atje një qeveri në ekzil. Ai inkurajoi Kamboxhianët për të luftuar qeverinë e re dhe mbështeti Khmerët e Kuq gjatë Luftës Civile Kamboxhiane (17.01.1968-17.04.1975). Ai u kthye si kreu i shtetit pas fitores së Khmerëve të Kuq në 1975. Marrëdhëniet e tij me qeverinë e re u keqësuan dhe në vitin 1976 ai dha dorëheqjen. Ai u vendos në arrest shtëpiak derisa forcat vietnameze përmbysën pushtetin e Khmerëve të Kuq( 17.04.1975-07.01.1979) në vitin 1979. Sihanouk shkoi përsëri në mërgim dhe në 1981 formoi FUNCINPEC, një parti e rezistencës ndërsa në vitin 1982, ai u bë president i Koalicionit Qeveria e Demokratike Kampuchea (CGDK), një koalicion i gjerë i fraksioneve të rezistencës anti-Vietnameze që mbajti vendin e Kamboxhias në Kombin e Bashkuar. Marrëveshjet e Paqes në Paris u nënshkruan 1991 dhe në vitin 1992 u krijua Autoriteti Kalimtar i Kombeve të Bashkuara në Kamboxhia (United Nations Transitional Authority in CambodiaUNTAC). UNTAC organizoi zgjedhjet e përgjithshme të Kamboxhias në vitin 1993 dhe më pas u formua një qeveri koalicioni, e udhëhequr bashkërisht nga djali i tij Norodom Ranariddh dhe Hun Sen. Sinahouk iu rivendos sërish si mbret i Kamboxhias në viti 1993 por abdikoi përsëri në 2004 dhe Këshilli Mbretëror i Fronit zgjodhi djalin e tij, Sihamoni, si pasardhës të tij. Midis viteve 1941 dhe 2006, mbreti kamboxhian Sihanouk ishte regjisor e producent në 50 filma dhe në disa prej të cilëve ai luajti si aktor e bëri edhe disa këngë.Mbreti Sihanouk vdiq në Pekin në 2012.

5)Intervistë kryeministren e Izraelit GOLDA MEIR ( 03.05.1898- 08.12.1978)në Nëntor 1972 në Jeruzalem

Golda Meir ishte kryeministria e katërt e shtetit të Izraelit dhe qeverisi Izralin gjatë periudhës 17 .03.1969-03.06.1974. Ajo dha dorëheqjen në vitin 1974 menjëherë pas përfudimit të Luftës së Yom Kippurit (6 deri më 25 Tetor 1973). Golda Meir u përball me disa kriza gjatë qeverisjes së saj sic ishte 1) Masakra e Atletëve Izraelitë në Olimpiadën e Munihut (26 Gusht-11 Shtator 1972) nga organizata palestineze Shtatori i Zi, 2) Mosmarrëveshka me Austrinë gjatë viteve 1970, për shkak se rreth 200,000 emigrantë hebrenj sovjetikë u lejuan të largoheshin nga Bashkimi Sovjetik për në Izrael përmes territorit të Austrisë. Kur shtatë nga këta emigrantë u morën peng në kufirin Austri – Çekosllovaki nga militantët palestinezë në Shtator të 1973, Kancelari i Austrisë, Bruno Kreisky, mbylli strukturën e Agjencisë Hebraike në Schönau, Austri. Disa ditë më vonë në Vjenë, Meir u përpoq të bindë Kreisky të rihapte këtë structure duke i bërë thirrje edhe origjinës së tij hebraike .Kancelari Kreisky nuk e ndryshoi pozicionin e tij, kështu që Meir pati një përplasje politikë 3) Lufta e Yom Kipurit , Lufta e Ramazanit, ose Lufta e Tetorit e njohur gjithashtu si Lufta Arabe – Izraelite e vitit 1973 u zhvillua nga 6 deri më 25 Tetor 1973, nga një koalicion i shteteve Arabe të udhëhequr nga Egjipti dhe Siria kundër Izraelit. Lufta u zhvillua kryesisht në Ngushticën e Sinait ( Egjipt) dhe Lartësitë Golan( Siri) – që ishin pushtuar nga Izraeli gjatë Luftës Gjashtë Ditore 1967 ( 05-10 Qershor 1967). Objektivi fillestar i luftës ishte që Egjipti të përdorte ushtrinë e tij për të kapur bregun lindor të Kanalit të Suezit dhe ta përdorte këtë për të negociuar kthimin e pjesës tjetër të Ngushticës së Sinait që ishte pushtuar nga Izraeli në 1967

6)Intervistë me liderin Palestinez YASSER ARAFAT( 24.08.1029- 11.11.2004)-në Mars 1972 në Aman

Mohammed Abdel Rahman Abdel Raouf al-Qudëa al- i njohur gjerësisht si Yasser Arafat ishte një udhëheqës politik palestinez. Karakteri i tij dualist mes luftës e paqes u bë i famshëm kur si përfaqësuesi i parë i një organizate jo qeveritare iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB më 13 Nëntor 1974 duke thënë “ Mos e lini të bjerë nga dora ime degën e ullirit !”Ai ishte Kryetar i Organizatës Çlirimtare të Palestinës (OCP) nga viti 1969 deri në 2004 dhe President i Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA) nga 05.07. 1994 deri në 11.11.2004. Ai ishte një nacionalist arab dhe anëtar themelues i partisë politike Fatah, të cilën ai e udhëhoqi nga viti 1959 deri në 2004. Fatah operoi brenda disa vendeve arabe, nga ku nisi sulmet ndaj pozicioneve izraelite. Në fund të viteve 1960 ai u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar Palestinez (PNC). Ndërkohë prania në rritje e lëvizjes Fatah në Jordani rezultoi në përplasje ushtarake me qeverinë jordaneze të mbretit Husein dhe në fillim të viteve 1970, kjo lëvizje u zhvendos në Liban ku ndihmoi Lëvizjen Kombëtare Libaneze gjatë Luftës Civile Libaneze ( 13.04.1975- 13 Tetor 1990) dhe vazhdoi sulmet e saj ndaj Izraelit, duke rezultuar nqë Libani bëhej një shënjestër kryesore e pushtimeve të Izraelit në 1978 dhe 1982.Nga viti 1983 në 1993, Arafat u vendos në Tunizi dhe filloi ta zhvendosë qasjen e tij nga konflikti i hapur me Izraelitët tek negociatat. Në vitin 1988, ai pranoi të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe kërkoi një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Në vitin 1994 ai u kthye në Palestinë, duke u vendosur në Gaza dhe nxiti vetëqeverisjen për territoret Palestineze. Ai u angazhua në një seri negociatash me qeverinë Izraelite për t’i dhënë fund konfliktit midis saj dhe PLO. Këto përfshinin Konferencën e Madridit) Spanjë) të vitit 1991, Marrëveshjet e Oslos( Norvegji) të vitit 1993 dhe Samitin e Kamp Davidit ( SHBA)në vitin 2000. Në vitin 1994, Arafat mori Çmimin Nobel për Paqe së bashku me kryeministrin izraelit Yitzhak Rabin dhe Shimon Peres, për negociatat në Oslo.

7) Intervistë në Shkurt 1972 në New Delhi me kryeministren e Indisë INDIRA GHANDI ( 19 ,11, 1917-31 .10. 1984)

Indira Gandi ishte kryeministria e katërt e Indisë dhe qeverisi në dy periudha të ndryshme sic ishte në vitet 24.01.1966 -24.03.1977 dhe në periudhën 14.01.1980 -31.10.1984 duke qenw një figurë qendrore e partisw indiane Kongresi Kombëtar Indian. Ajo ishte Kryeministrja e parë dhe deri më tani e vetmja kryeministre femër e Indisë. Indira Gandhi ishte vajza e Jawaharlal Nehru, kryeministrit të parë të Indisë. Duke shërbeur si kryeministre nga 24.01.1966 deri në 24,03.1977 dhe përsëri nga 14.01 .1980 deri në vrasjen e saj në 31.10. 1984, për afro 15 vjet duke e bërë atë kryeministrin e dytë indian me jetë më të gjatë pas babait të saj që qeverisi përgjatë 17 viteve. Gjatë kohës së Nehru si Kryeministër i Indisë nga viti 1947 deri në 1964, Gandhi u konsiderua si ndihmësii saj kryesor dhe e shoqëroi atë në udhëtimet e tij të shumta jashtë vendit Si kryeministre, Gandhi ishte e njohur për papajtueshmërinë e saj politike dhe centralizimin e paparë të pushtetit. Ajo hyri në luftë me Pakistanin në mbështetje të lëvizjes së pavarësisë në Pakistanin Lindor, e cila rezultoi në një fitore indiane dhe krijimin e shtetit të Bangladeshit në 26 Mars 1971, duke bërë që India të bëhej fuqia e vetme rajonale e Azisë Jugore. Për të luftuar tendencat separatiste në Indi dhe në përgjigje të një thirrjeje për revolucion, Gandhi vendosi një gjendje të jashtëzakonshme nga viti 1975 deri në 1977 ku liritë themelore civile u pezulluan dhe shtypi u censurua .Në vitin 1980, ajo u kthye në pushtet pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por pasi Gandhi urdhëroi veprime ushtarake në Tempullin e Artë të Siktëve në Operacionin Ylli Blu, truprojat e saj dhe nacionalistët e besimit Sikh e vranë atë më 31 Tetor 1984.Në vitin 1999, Indira Gandhi u shpall si “Gruaja e Mijëvjeçarit” në një sondazh në internet të organizuar nga BBC. Ndërkohë në vitin 2020, Gandhi u shpall nga revista TIME si një ndër 100 gratë më ttë fuqishme në botë që përcaktuan shekullin XX.

8) Intervistë në Prill 1971 në Romë me senatorin e përjetshëm dhe politikanin socialist italian PIETRO NENNI( 09.02.1891-01.01.1980)

Pietro Nenni ishte një politikan majtë italian, Sekretari i Partisë Socialiste Italiane (PSI) dhe senator i përjetshëm që nga viti 1970. Ai ishte një nga themeluesit e Republikës Italiane të pas Luftës së II-të dhe një figurë qendrore e të majtës italiane nga vitet 1920 deri në vitet 1960. Në vitin 1923, pas Marshimit Fashist në Romë, ai u bë kryeredaktori i organit zyrtar të Partise Socialiste Italiane, Avanti( Përpara) , dhe u përfshi në lëvizjen antifashiste. Në vitin 1925 ai u arrestua për botimin e një broshure mbi vrasjen nga ana e fashistëve të udhëheqësit socialist Giacomo Matteotti(22.05.1885-10.06.1924). Kur zyrave të gazetës Avanti( Përpara) iu vu flaka dhe u ndaluan artikujt e tij në vitin 1926, ai u largua në një azil politik Francë, ku u bë sekretar i Partisë Seocialiste Italiane( PSI). Nenni vazhdoi të luftonte me Brigadat Ndërkombëtare në Luftën Civile Spanjolle. Ai ishte bashkëthemelues dhe komisar politik i Brigadës Garibaldi. Pas disfatës së Republikës Spanjolle dhe fitores së Gjeneralit Francisco Franco ai u kthye në Francë. Në vitin 1943, ai u arrestua nga gjermanët në Vichy France dhe më pas u burgos në Itali në ishullin Ponza.Vajza e tretë e Nenni, Vittoria, ishte aktive në rezistencën franceze por u kap dhe u dërgua në Auschëitz, ku vdiq më 25 Korrik 1943, në moshën 28 vjeç. Pasi u çlirua nga ishulli Ponza në Gusht 1943, ai u kthye në Romë për të udhëhequr Partinë Socialiste Italiane, e cila ishte ribashkuar si Partia Socialiste Italiane Proletare. Në vitin 1944, ai u bë përsëri Sekretari kombëtar i Partsë Socialiste Italiane , duke favorizuar lidhje të ngushta midis partisë së tij dhe Partisë Komunist Italiane ( PCI). Pas Luftës së II-tëBotërore , ai mori detyra qeveritare, duke u bërë Zëvendës Kryeministër dhe Ministër për Asamblenë Kushtetuese në qeverinë e Ferruccio Parri , Ministër për Kushtetutën dhe në Tetor 1946 u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e dytë De Gasperi.Lidhjet e ngushta midis Partise Socialiste Italiane ( PSI) dhe Partisë Komuniste Italiane ( PCI) bënë që krahu antikomunist i Partisë Socialiste Italiane( PSI) i udhëhequr nga Giuseppe Saragati të largohej dhe të formonte Partinë Socialiste të Punëtorëve Italianë në vitin 1947 (më vonë u shkri me Partinë Social Demokrate Italiane, PSDI). Në vitin 1956 Nenni u prish me Partinë Komuniste Italiane pas pushtimit të Hungarisë nga Bashkimi Sovjetik . Në shenjë proteste ai e ktheu Cmimin Stalin për Paqe dhe i dhuroi paratë e Çmimit (25,000 dollarë) Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Në fillim të viteve 1960 ai lehtësoi një “hapje ndaj qendrës së majtë” duke mundësuar qeveritë e koalicionit midis Partisë Socialiste Italiane dhe Demokristianëve e duke udhëhequr socialistët përsëri në qeveri për herë të parë që nga viti 1947. Ai formoi një koalicion të qendrës së majtë me Giuseppe Saragatin, Aldo Moron dhe Ugo La Malfa duke favorizuar një ribashkim me Partinë Social Demokrate Italiane( PSDI). Nga viti 1963 deri në 1968 ai ishte Zëvendës Kryeministër në tre qeveritë e njëpasnjëshme të udhëhequr nga Aldo Moro dhe në Dhjetor 1968 ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e parë të Mariano Rumor, por dha dorëheqjen në Korrik 1969, kur aleanca e qendrës së majtë u shpërbë .Që nga viti 1970 u bw Senator i Përjetshëm( Senatore A Vita) .

9) Intervistë në Mars 1974 në Romë me senatorin e përjetshmëm dhe politikanin demokristian italian GIULIO ANDREOTTI ( 14.01.1919-06.05.2013)

Giulio Andreotti ishte një politikan i njohur italian që ka shërbyer në tre periudha të ndryshme si kryeministwr i Italisë sic ishte nw periudhwn 17 Shkurt 1972- 07 Korrik 1973 , 29 Korrik 1976-04 Gusht 1979 , 22 Korrik 1989-29 Qershor 1992 dhe udhëheqës i Partisw Demokristiane. Ai ishte Kryeministri i gjashtë me jetë më të gjatë që nga Bashkimi Italian dhe Kryeministri i dytë më i gjatë pas luftës, pas Silvio Berluskonit. Andreotti konsiderohet gjerësisht si politikani më i fuqishëm dhe i shquar i të ashtuquajturës Republikë e Parë Italiane( 01 ,01.1948-17.02.1992). Andreotti mori poste qeveritare në qeverinë italiane në një moshë të re dhe pati shumë funksione gjatë një karriere politike dyzet vjeçare, duke u parë si një figure qëndrore e politikës italiane nga komunireti i biznesit e deri tek Selia e Shenjtë. Në politikën e jashtme, ai udhëhoqi integrimin e Italisë në Bashkimin Evropian dhe krijoi marrëdhënie më të ngushta me botën arabe. Shpesh nga analistë të ndryshëm është parë si një ndëmjetësues i zoti për të zgjidhur konfliktet e pafundme të politikës italiane duke bërë të mundur shndërrimin e një vendi me një ekonomi të shkatërruar pas LIIB në ekonominë e pestë më të madhe në botë . Në kulmin e karrierës së tij si politikan, Andreotti iu nënshtrua ndjekjeve penale dhe u akuzua për bashkëpunim me Mafian italiane apo sic njihet në Itali me emrin Cosa Nostra. Gjykatat italine arritën të provojnë se kishte qenë i lidhur me mafian deri në 1980, megjithatë çështja u mbyll për shkak të procedurave të parashkrimit . Pretendimi më i bujshëm erdhi nga prokurorët në Perugia, të cilët e akuzuan atë për urdhërimin e vrasjes së gazetarit Mimo Pecorelli.. Pasi u lirua nga të gjitha akuzat , Andreotti që ishte i njohur për ironinë e cinizmin e tij therës u shpreh , “Përveç Luftërave Punike( 246-146 p.e.s), për të cilat isha shumë i ri, unë jam fajësuar për gjithçka që ka ndodhur në Itali.”Andreotti shërbeu në poste të shumta ministrore në qeverinë italiane, si Ministër i Brendshëm (1954 dhe 1978), Ministër i Financave (1955–58), Ministër i Thesarit (1958–59), Ministër i Mbrojtjes (1959–66 dhe 1974), Ministr i Buxhetit dhe Planifikimi Ekonomik (1974–76) dhe Ministër i Punëve të Jashtme (1983–89) ndërkohë që ishte Senator i përjetshem nga viti 1991 deri në vdekjen e tij në 2013. Ai ka qenë gjithashtu i njohur si autor i disa librave të ndryshëm . Andreotti nganjëherë quhej Divo Giulio( Giulio Hyjnori), nga latinishtja Divus Iulius, “Julius hyjnor” , një epitet që iu vu perandorit romak Julius Caesar pas hyjnizimit të tij pas vdekjes.
.

10) Intervistë në Janar 1974 në Romë me politikanin antifashsht italian e shkrimtarin GIORGIO AMENDOLA ( 21.11.1907-05.06.1980)

Giorgio Amendola ishte një shkrimtar dhe politikan antifashist italian., Ai ishte djali i intelektuales lituaneze Eva Kuhn dhe Giovanni Amendola, një antifashist liberal i cili vdiq në 1926 pasi u sulmua nga mbështetwsit e Benito Mussolinit. Si rezultat, Amendola u bashkua fshehurazi me Partinë Komuniste Italiane në vitin 1929 dhe, pasi u diplomua si jurist filloi kundërshtimin e tij ndaj regjimit fashist të Musolinit. Si rrjedhojw u arrestua dhe u intenua në ishullin Santo Stefano në arkipelagun Pontin, ku u lirua në vitin 1943 nga trupat e rezistencës, të cilave më pas iu bashkua. Pas Luftës së Dytë Botërore, Amendola shërbeu si deputet i Partisë Komuniste Italiane në parlamentin italian nga viti 1948 deri në vdekjen e tij në 1980. Ai u bë i njohur , sidomos në vitet 1970) si një nga udhëheqësit e krahut të djathtë të partisë, i cili përkrahu gradualisht heqjen dorë nga idetë e komunizmit sovjetk dhe leninizmit duke mbështetur aleancat me partitë më të moderuara italiane, veçanërisht me Partinë Socialiste Italiane, një koncept që vonë ,mori emrin Eurokomunizëm. Një nga aleatët e tij kryesorë ishte deputeti komunist italian Giorgio Napolitano ( 29 .06.1929) që më vonë u bë Presidenti i Republikës Italiane( 15 .05.2006-14.01.2015) dhe mbetet një dishepull dhe ndjekës i zellshëm i Amendolas.. Nga viti 1967, Amendola gjithashtu filloi veprimtarinw tij si shkrimtar dhe disa nga librat e tij më të njohur janë Komunizmi, antifashizmi, dhe rezistenca (Comunismo, antifascismo e Resistenza,1967), “Letra në Milano”, (Lettere a Milano 1973), “Intervista mbi anti- fashizmin me Piero Melograni ( “,Intervista sull’antifascismo 1976, con Piero Melograni), ” Një zgjedhje e jetës “, (Una scelta di vita 1978) dhe” Një ishull “,( Un’isola, 1980) qw konsiderohet si vepra e tij më të mirë. Sot, Giorgio Amendola vlerësohet dhe citohet shpesh si një nga pararendësit kryesorë të ashtuquajturës Pemë e Ullirit (L’Ulivo). Pema e Ullirit (italisht: L’Ulivo) ishte një emërtim i përdorur për disa aleanca të njëpasnjëshme politike dhe elektorale të partive politike italiane të qendrës së majtë nga viti 1995 në 2007.Lideri historik dhe ideologu i këtyre koalicioneve ishte Romano Prodi, Profesor i Ekonomisë dhe ish- Demokristian i majtë, i cili shpiku emrin dhe simbolin e Ullirit (L’Ulivo). me politikanin e majtw italian Arturo Parisi në vitin 1995. Për zgjedhjet e përgjithshme italiane të vitit 2006 Pema e Ullirit ((L’Ulivo) u zëvendësua kryesisht nga një aleancë më e gjerë e drejtuar nga Prodi e quajtur Bashkimi( L’Unione), ndërsa Pema e Ullirit ( L’Ulivo) mbeti një federatë më e vogël e partive që u bashkuan për të formuar Partinë Demokratike Italiane ( PDI) në Tetor 2007, e cila vazhdon të jetë partia kryesore në Itali e cdo koalicioni të qendrës së majtë.

10) Intervistë në Shtator 1973 në Bon me kryeministrin e RFGJ , WILLY BRANDT ( 18.12.1913-08.10.1992)

Willy Brandt ishte një politikan dhe burrë shteti gjerman i cili ishte udhëheqës i Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD) nga 16 .02.1964 deri në 07 .05. 1987 dhe shërbeu si Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) nga 22 .10, 1969 deri në 07.05.1974. Ai mori Çmimin Nobel për Paqe në 1971 për përpjekjet e tij për të forcuar bashkëpunimin në Evropën Perëndimore përmes Komunitet Europian dhe për të arritur pajtimin midis Gjermanisë Perëndimore dhe vendeve të Evropës Lindore. Brandt kishte lindur me emrin Herbert Ernst Karl Frahm por kur u arratis në Norvegji dhe më pas në Suedi gjatë regjimit nazist duke punuar si gazetar i krahut të majtë, ai mori emrin Willy Brandt (si një pseudonim për të shmangur zbulimin nga agjentët nazist) dhe më pas e miratoi zyrtarisht si emrin e tij në 1948 Ai ishte kancelari i parë gjerman nga partia Social Demokrat që prej vitit 1930. Nga 3 tetori 1957 deri në 1966, Willy Brandt shërbeu si Kryetar i Bashkisë i Berlinit Perëndimor, gjatë një periudhe tensioni në rritje në marrëdhëniet Lindje-Perëndim që çoi në ndërtimin e Murit të Berlinit. Brandt ishte një kritik i hapur i shtypjes sovjetike të Kryengritjes Hungareze të vitit 1956 dhe i propozimit të Nikita Hrushovit më 1958 që Berlini të merrte statusin e një “qyteti të lirë”. me. Si kancelar, Willy Brandt u shqua për atë që njihet si Politika e Re Lindore (Neue Ostpolitik) e tij . Përmes kësaj politike Brandt u bë aktiv për të krijuar një afrim me Gjermaninë Lindore, dhe gjithashtu në përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Poloninë, Çekosllovakinë dhe vendet e tjera të Bllokut Lindor .komunist .Ai e prezantoi Ostpolitik-un e tij gradualisht duke filluar në vitin 1967 me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Rumaninë , nënshkrimin e një marrëveshje tregtare me Çekosllovakinë dhe rivendosjen e marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë në vitin 1968. Gjithashtu Brand u bë i famshëm kur gjaë një vizte në Varshavë i më 7 Dhjetor 1970, ra në gjunjë para një monumenti që përkujtonte viktima e kryengritjes kundër nazsitëve të getos hebreje të Varshavës ( 19 Prill-16 Maj 1943). Megjithëse Brandt u bë i njohur për arritjet e tij në politikën e jashtme, qeveria e tij realizoi edhe zbatimin e një sërë reformash të gjera sociale dhe u bë i njohur si një” ‘Kancelar i reformave të brendshme'( “Kanzler der inneren Reformen). Brandt ishte i njohur gjithashtu për politikat e tij të ashpra anti-komuniste në nivelin e brendshëm, duke arritur kulmin në Radikalenerlass (Dekreti Anti-Radikal) në 1972.Brandt dha dorëheqjen si kancelar në 1974, pasi Günter Guillaume, një nga ndihmësit e tij më të ngushtë, u ekspozua si agjent i Stasi, shërbimi sekret i Gjermanisë Lindore. në fillim të viteve 1980 Ëilly Brandt krijoi Komisionin e Pavarur për Çështjet e Zhvillimit Ndërkombëtar (Independent Commission on International Development Issues) , një komision i pavarur për të studiuar varfërinë në botë. Brandt ishte i shqetësuar se sistemi ekonomik mbizotërues ishte shkaku i varfërisë së madhe, vuajtjeve dhe degradimit global . Ai botoi atë që njihet si Raporti Brandt( Brandt Report) me titull : Veri-Jug: Një Program për Mbijetesë(North-South: A Programme for Survival). Raporti pati shumë jehonnë lidhur me idetë për të zvogëluar pabarazitë ekonomike midis Veriut të pasur dhe Jugut në zhvillim. Sidoqoftë, propozimet e paraqitura nuk u miratuan kurrë nga qeveritë për shkak të Luftës së Ftohtë dhe një mungese kolektive të vullnetit politik midis udhëheqësve botërorë. Raporti i Brandt u përditësua në 2001 nga James B. Quilligan, i cili ishte drejtori i Komisionit Studimor Brandt ( Brandt Commission Research) , një agjenci informacioni publik e Komisionit të Pavarur për Çështjet e Zhvillimit Ndërkombëtar (Independent Commission on International Development Issues) midis vitevve 1980 dhe 1987. Raporti i tij që u emërtua Ekuacioni Brandt – Propozimi i Shekullit 21 për Ekonominë e Re Globale(‘The Brandt Equation – 21st Century Blueprint for the Global Economy) ofronte një përshkrim të ndarjes së përgjithshme Veri-Jug .

11)Intervista në Shtator1973 në Athinë me politikanin e poetin grek ALEKSANDËR PANAGULIS (02.07.1939-01.05.1976)

Aleksandër Panagoulis ishte një politikan dhe poet grek që luajti një rol aktiv në luftën për të kundërshtuar Regjimin e Kolonelëve (21.04.1967–24.07.1974) sic njihet junta ushtarake në Greqi. Ai u bë i famshëm në opinionin ndërkombëtar për përpjekjen e tij më 13 Gusht 1968për të vrarë drejtuesin e juntës, gjeneralin grek Jorgo Papadhopulos( 05.05.1019-27.06.1999), por edhe për torturat që iu nënshtrua pas arrestimit . Pas rivendosjes së demokracisë në Greqi dhe zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare , ai u zgjodh deputet i parlamentit grek si pjesëtar i Unionit të Qendrës (greqisht E.K. Enosis Kentrou) një parti e majtë e krijuar në vitin 1961 nga politikani i njohur grek Jorgo Papandreu(13.02.1888-01.12.1980) por kjo parti u shkri në vitin 1974, kur djali i tij Andrea Papandreu( 05.2.1919-23.06.1996) krijoi partinë Lëvizja Socialite Panhelenike apo sic njihet PASOK ( greqisht (Panellinio Sosialistiko Kinima,) që sundoi në politikën greke për gati 40 vjet. Ai u largua nga ushtria greke për shkak të bindjeve të tij demokratike dhe themeloi organizatën Rezistenca Kombëtare duke u arratisur për në Qipro në mënyrë që të hartonte plane kundër juntës . Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij, ai organizoi atentatin më 13 gusht 1968 kundër Papadhopulos, afër Varkizës.por kjo përpjekje dështoi dhe Panagoulis u arrestua dhe u gjykua nga Gjykata Ushtarake më 3 Nëntor 1968, jy u dënua me vdekje me anëtarët e tjerë të Rezistencës Kombëtare më 17 Nëntor 1968, dhe më pas u transportua në ishullin e Eginës . Si rezultat i presionit politik nga bashkësia ndërkombëtare, junta ushtarake nuk e ekzekutoi dhe në vend të kësaj më 25 Nëntor 1968 e e burgosi në Burgun Ushtarak Bogiati (Boyati) pranë Athinës në 25 Nëntor 1968. Aleksander Panagoulis refuzoi të bashkëpunonte me juntën dhe iu nënshtrua torturave fizike dhe psikologjike. Ai u arratis nga burgu më 5 Qershor 1969. por u arrestua përsëri Thuhet se refuzoi ofertat e amnistisë nga junta. por në gusht 1973, pas katër vjet e gjysmë burg, ai përfitoi nga një amnisti e përgjithshme që regjimi ushtarak u dha të gjithë të burgosurve politikë , gjatë një përpjekje të drejtuesit të juntës, gjeneralit grek Jorgo Papadhopulos( 05.05.1019-27.06.1999), për të liberalizuar aspekte të regjimit e tij. Panagoulis mërgoi në Firence, Itali, ku u prit nga Oriana Fallaci, që do të bëhej më vonë biografja e tij. Panagoulis u vra në 1 Maj 1976 në moshën 36 vjeç në një aksident automobilistik në Rrugën Vouliagmenis në Athinë. Ai kishte edhe një talent për poezi .Ndërsa ishte i burgosur në Bogiati, Panagoulis thuhet se kishte shkruar poezinë e tij në muret e qelisë së tij ose në letra të vogla, shpesh duke përdorur gjakun e tij si bojë (siç tregohet në poezinë “Pikturoj”)por shumë nga poezitë e tij nuk kanë mbijetuar. Sidoqoftë, ai arriti të nxirrte jashtë burgut me miqtë e tij disa prej këtyre poezive. Ndërsa ishte në burg, u botua në Palermo në vitin 1972 vëllimi i tij me poezi Të tjerët do të na ndjekin: Poezi dhe dokumente të burgut të Boyati ( Altri seguiranno: poesie e documenti dal carcere di Boyati) ku kishte një parathënie të politikanit italian Ferruccio Parri dhe regjisorit dhe intelektualit të njohur italian i filmit Pier Paolo Pasolini. Për këtë vëllim me poezi, Panagoulisit iu dha Çmimi Ndërkombëtar i Poezisë Viareggio (Premio Viareggio Internazionale) në vitin 1973. Pas lirimit të të tij nga burgu ai botoi vëllimin e tij të dytë në Milano me titull Unë ju shkruaj nga një burg në Greqi (Vi scrivo da un carcere in Grecia) me një hyrje nga Pasolini. Ai kishte botuar më parë disa vëllime poetike në greqisht, përfshirë vëllimin Paint (I Bogia). Një nga shprehjet e tij të famshme kur u liria nga burgu ishte se:Unë nuk doja të vrisja një njeri. Unë nuk jam i aftë të vras një njeri. Doja të vrisja një tiran.“