KORÇË| Rrrihen dy infermierë, në pranga 4 persona. Ja arsyeja e sherrit

Policia e Korçës ka arrestuar katër persona, autorë të dyshuar të goditjes për shkak të detyrës të dy infermierëve në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.

Sipas policisë, dhuna ndaj infermierëve ka ndodhur me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas, janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim.