IZRAEL: 45 viktima të pakuptimtë gjatë festivalit fetar

Familjarët e viktimave të sshtypjes dhe tollovisë, që ndodhi gjatë një festivali fetar në Izrael, kanë filluar që t’i varrosin më të dashurit e tyre. Në funerale u panë shumë njerëz të mërzitur që nuk mund t’i mbanin lotët.

Autoritetet izraelite fillimisht e lejuan zhvillimin e funeraleve për trupat e identifikuar, raporton transmetuesi publik britanik, BBC.

Në mesin e viktimave besohet se ka edhe shtetas të huaj. Këtë gjë madje e konfirmoi një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së, i cili tha se disa amerikanë janë në mesin e të vdekurve dhe të lënduarve.

Pjesëmarrësit në ceremonitë e varrimit u panë duke u lutur dhe duke qarë. Në mesin e kufomave të para që u varros ishte ajo e rabinit Elazar Goldberg, i cili ishte në të tridhjetat,

Në mesin e viktimave ishin edhe dy fëmijë vëllezër, Moshe Natan Englander, 14 vjeç, dhe Yehoshua Englander, 9 vjeç, nga Jerusalemi.

Vëllezërit Moshe dhe Yehoshua Englander, të cilët mbetën të vdekur në tollovi.
Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, ndezi 45 qirinj të premten pasdite në nderim të 45 viktimave të tragjedisë.