FOTO| Në Burrel të rinjtë hedhin valle për Partinë Socialiste

Burreli është një ndër qytetet më të varfër në Shqipëri, por edhe pse i tillë dhe me një mungesë të theksuar perspektive, sidomos për të rinjtë, kjo nuk i ka penguar këta të fundit që të festojnë dhe të këndojnë në ditën e sotme suksesin e Partisë Socialiste, duke hedhur madje edhe valle në gojën e kovidit, për Shqipërinë dhe qytetin e tyre që Partia Socialiste e ka kthyer në një kopsht të lulëzuar, paçka se është e vështirë në këtë qytet të gjesh qoftë edhe një motiv për të kaluar rininë dhe jo më jetën.

Po kjo mesa duket pak përshtypje u ka bërë të rinjve të qytetit më të varfër në Shqipëri, të cilët pas kësaj feste do marrin sërish rrugët për t’u larguar nga qyteti i tyre i begatë, që me 1 mijë vota plus për PS, sikur të mos ishin ato 2 mijë vota plus në Dibër për PD, desh i dhanë Partisë Socialiste edhe mandatin e fitores në këtë qark.