A fitoi Xhafaj mes nostalgjikëve dhe Rakipi mes të rinjve socialistë? REDAKSIONALE

Redaksionale

Ka ardhur momenti te kurorezojme fituesit dhe vleresojme humbesit.
Ndermjet socialisteve ka pasur gjithnje dy grupe me ndikim, ai i nostalgjikeve te partise se punes dhe ai i te rinjve freshiste.
Ne kendveshtrimin tone, keto dy grupe kane pasur dy duele te forta kandidatesh ndermjet vetes ne zgjedhjet e fundit.
Per sa i perket nostalgjikeve, ata mund te zgjidhnin ndermjet nje inxhinjereje plot eksperience, Znj. Bozo, e cila ndermjet te tjerave vleresoi faktin se ne ate kohe jane bere dhe gjera te mira, duke iu referuar ndoshta arsimimit, urbanizimit dhe veprave energjitike. Nga ana tjeter ishte nje ish hetues i atij sistemi, edhe pse ne fillim te karrieres se tij, Z. Xhafaj. Sic edhe u pa, ky kandidat mori mbi tre-kater here vota me shume se zonja, duke na bere te mendojme dhe pyesim veten: Cilat vlera te mira te sistemit punist vleresojne shqiptaret? Urbanizimin apo Hetuesine?
Gjithsesi nuk perjashtohet dhe fakti se Z. Xhafaj eshte nje politikan famoz dhe me profil te forte publik.
Le te kalojme tek rinia eurosocialiste e FRESSh. Nga njera ane kishim Z. Hyska, kryetar i FRESSh, ze i rinise dhe me mbeshtetje te gjere nga bota e spektaklit. Nga ana tjeter ishte Z. Rakipi, nje i ri qe, mesa duken gjasat, do te kete nje te ardhme te gjate ne Partine Socialiste. Ai ka nje mbeshtetje te gjere ne Qarkun e Tiranes, duke qene dhe i riu socialist me i votuar ne Shqiperi, gati tete here me shume se Z. Hyska, nese nuk gabohemi.
Ne kete duel me sa duket humbi kandidati me profil publik me te forte dhe fitoi kandidati me mbeshtetje te gjere ne baze.
Kjo na ben te mendojme dhe shtrojme pyetjen: A duhet te kete zgjedhje ne FRESSh? Z. Rakipi eshte nje kandidature shume e forte per kryetar. Kandidimi do te varej dhe nga deshira e tij per te marre ate pozicion, qe nga rezultatet e zgjedhjeve te fundit, ne mendimin tone, i takon 100%.