Rikthehet komedia e suksesshme “Boeing Boeing” në Tiranë. Ja datat ku mund të rezervoni..

“Boeing Boeing” cilësua si komedia e jashtëzakonshme rikthehet në Tiranë për tre net me radhë për publikun. Komedia mbrëmjet e datave 7, 8, 9 maj ora 19:00 shfaqet në Teatri Veror i Universitetin të Arteve.

Aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe vijnë në komedinë me autor Marc Camoletti, përkthyer me mjeshtëri nga Nasi Lera. Regjisori Kiço Londo ka zgjedhur kastin e aktorëve Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andia Xhunga dhe Linda Jarani. Regjisori Londo tregon se pas kërkesave të mëdha të publikut komedia rikthehet në skenë. “Komedia “Boeing Boeing” rikthehet në skenën e teatrit për publikun. Pas suksesit që pati me sallën plot në tetrot e ndryshme brenda e jashtë vendit, kërkesave të njerëzve për bileta për të parë shfaqjen, ku më herët netët e saj u mbyllën me sallën plot ne vendosëm ta rikthejmë në Tiranë”, pohon regjisori Kiço Londo. Komedia “Boeing Boeing” vjen në skenë me regji nga Kiço Londo, drejtor i Teatrit shëtitëd Çajupi.