Mariza Ikonomi flet për jetën e saj private dhe profesionale

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka folur rreth jetës së saj private dhe profesionale.

E ftuar te emisioni “Historia ime”, ajo ka shpjeguar pse ajo ka hequr dorë nga festivalet duke u shprehur se ka më tepër për të dhënë sesa një këngë në festival.

‘Jam tërhequr për momentin, sepse unë mendoj që kam shumë më tepër për të dhënë sesa vetëm një këngë në festival. Ka ardhur momenti që gjithë këngën e mia, dua t’i përmbledh, ka shumë këngë të tjera që i kam kompozuar dhe akoma nuk i kam nxjerrë. Një prej tyre është edhe kënga “Dua të jetoj” që është bërë në kohë pandemie të cilën e publikova në 31 Dhjetor. Ka shumë këngën që nuk mund të përfshihen vetëm në një festival dhe plus konkurrenca është pak e lodhshme.’– u shpreh ajo.

Në vijim ajo foli dhe rreth konkurrencës dhe eksperiencave të saj në festivale ku u shpres se ka patur disa raste ku kënga e saj nuk ka marrë atë që meritonte.

“Ku është dashuria” për shembull, ka qenë një këngë vërtet për t’u vlerësuar dhe nuk e mori atë vlerësim që duhej. Telefonatë zemrash ka qenë një nga këngët që vërtet mori çmimin e publikut, por nuk mori prapë vlerësimin që duhej. Megjithatë unë nuk jam shumë për pjesën e çmimeve, çmimet ditët e sotme për mua nuk kanë vlerë.  Mendoj që festivali është një lloj promovimi për artistët e rinj, për ata që dalin për herë të parë. ”– përfundoi ajo.