Gazetari Kristi Pinderi nxjerr bllof pedagogun Kajsiu: Ka boshllëk logjik në analiza

Blendi Kajsiu para pak kohesh shkruante qe me mire te fitoje Rama qe te shkaterrohet opozita fallco qe keshtu Rama te gjendet i vetem perballe zemerimit te popullit. Sot shkruan qe vjedhje ka, por ato nuk percaktojne rezultatin dhe e krahason kete me 2005, kur Nano vodhi, por prape humbi.

Pervecse nuk i shkon nje lektori universiteti te beje krahasime kaq te pasakta mes dy zgjedhjeve qe operuan me dy kode krejt te ndryshme zgjedhore (eshte me shkencor Rama kur e pershkruan makinerine zgjedhore te vet se Kajsiu ne logjiken e tij, ndonese i pari eshte hajdut e i dyti akademik) ka dhe nje boshllek te madh logjik ne kete argument. A mund te na thote Kajsiu perse ca njerez u dashkan te harxhojne parate nese ato nuk jane determinuese per rezultatin? Ne c’vend ngrihet robi dhe shpenzon kot aq shume para nese nuk e di qe me parate e shpenzuara do marre mbrapsht nje “sherbim” per te cilin ka nevoje?!