Dy fjalë për “antikomunistin” Edi Rama; Komunist ose fashist, zgjidh e merr !

Nga Nebil Çika *

“Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist!”

Dje ne emisionin “Opinionin” ne TV Klan ,Edi Rama paska thëne se është antikomunisti me i madh se sa ia nuk ka tjetër . Nuk e shoh opinionin por dikush me tha sot për këtë deklarate publike te kryeministrit Edi Rama dhe u detyrova ta shoh çfarë kishte thënë saktësisht .
Se pari përpjekje qoftë e drejtuesit të emisionit qoftë e kryeministrit për ta mbyllur emisionin me “ antikomunizmin ” tregon problemin e vërtetë që ka vendi me mos-demokracinë , shtetin e të drejtës etje qe fillojnë e mbarojnë me pamundësinë për te bere zgjedhje politike te lira e te drejta është vazhdimësi e sundimit komunist me metoda të tjera nga ato klasiket te përcaktuar nga Marksi e të zbathura nga Lenin , Stalin apo Enver Hoxha . Nga qe rrotullohemi kur diskutojmë apo përpiqmi te analizojmë e justifikojmë lëngatën 30 vjeçare te ashtuquajtur tarnzicion rikthehemi si përfundim të komunizmi dhe vazhdimësi e tij.
Sigurisht qe Rama guxon të beje ‘antikomunistin” në një emision te përgatitur për të kremtuar lavdinë e tij pas zgjedhjeve të dhunuara të 25 prillit dhe ku për ti bërë opozitën “opozitën” janë thirrur disa bashkëpunëtorë të Sigurimit te Shtetit të cilët nuk guxuan as ta kundërshtonin këtë provokim publik të tij për arsye që dihen .
Nga ajo qe pashë vet nuk e përcaktoj dot faktin ne se Rama pretendon të jetë “ antikomunisti me i madh” ne raport me klasën politike veçanërisht PD apo ne përgjithësi me te gjithë shqiptarët ?! Por po i marrim te dyja të mirëqena . Në asnjë rast deklarimi i tij nuk është i vërtetë . Në se ai e krahason veten me Sali Berishën ,ish anëtar i PPSH , nuk mund te shkoje deri tek barazimi me të ,pasi vetë Rama ishte pjesë e një prej familjeve të kupolës së diktaturës komuniste e cila ka kryer drejtpërdrejt krime komuniste dhe kishte ndikim e pushtet shumë me të madh se Berisha në kohën e diktaturës komuniste , krime nga te cilat Rama jo vetëm që nuk është distancuar por ndjehet krenar për te atin dhe familjare te tjerë te tij autore te këtyre krimeve . Ka qene pikërisht ky status i familjes se tij në diktaturën komuniste që i ka mundësuar Ramës të jetë sot në krye të partisë komuniste me emrin PS. Por Sali Berisha, të paktën formalisht, nuk është ne krye te PD dhe “gara” e Ramës për atinkomunizmëm me të është e pa mundur.
Le të vijmë tek Rama politikan dhe tek qëndrimet e vendimet e tij që vetëtojnë fakti se ai është po aq komunist sa i etërit i tij biologjik dhe politik .
Ja çka thënë ai midis te tjerash për të atin Kristaq Rama qe vari poetin antikomunist Havzi Nela e firmosi ekzekutimin dhe dënimin e dhjetëra antikomunisteve te tjerë : “ IM AT KRISTAQ RAMA …. Veprat do të jenë aty bashkë me emrin e Kristaq Ramës, kur ata që e kanë baltosur tërë këto vite do të jenë mbuluar me kohë e me vakt, nga pluhuri i një harrese përfundimtare pa kthim. Kishte të drejtë im atë, mos e harro asnjëherë, në këtë jetë ke ardhur për të lënë kujtimin tënd, tek fëmijët e tu, tek ata që të njohën vërtetë dhe në qofsh shumë i zoti, tek populli yt “ – e konsideron vepër te mirë që do ngelet përjetë varjen e Havzi Nelës.
Ram për Komunizmin nga foltorja e parlamentit ::”Im atë, po, ka qenë komunist si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë..” – për të ana e duhur e historisë janë komunistet dhe krimet e tyre .
Ka edhe shume deklarata të tjera te Ramës për komunizmin dhe komunistet por besoj qe këto janë te mjaftueshme për te kuptuar qe këto nuk janë qëndrime prej antikomunisti , përkundrazi .

Tani te vijmë tek veprimet .
Ne vitin 2017 Rarma zgjodhi kryetar te kuvendit te Shqipërisë Gramoz Ruçin sih- ministri i fundit i brendshëm komunist autor i krimeve te renda komuniste , krime kundër njerëzimit dhe gjenocid .
Zgjodhi deputet Spartak Brahon dhe shume të tjerë xhelatë e bashkëpunëtorë në krimet e komunizmit .
E mbushi qeverinë dhe administratën me autore te krimeve te komunizmit apo pinjollë te nomenklaturës se lartë komuniste, krenarë për krimet e tyre dhe etërve te tyre .
Me rastin e 75 vjetorit të pushtimit komunist te vendit e mbushi bulevardin ne Tiranë me portretet e qindra autorëve te krimeve komuniste dhe drejtuesve te larte te diktaturës .
Ne zgjedhjet e 25 prillit zhvendosi në krye të listës ne Tiranë Luljeta Bozon , pjesëtarë e një prej familjeve me kriminale komuniste e cila ne daljen e saje publike deklaroi qe Enver Hoxha ishte pozitiv , deklarate qe u mbrojt publikisht edhe nga Rama .
Përdorimi i metodave komuniste ne marrjen dhe mbajtjen e pushtetit dhe qeverisje është cilësia kryesore që e përcakton Ramën si vazhdimësi politike e gjenetike e komunizmit dhje komunistëve . Po përmend vetëm një prej tyre ; Patronazhistët ; Zbulimi nga media i sistemit te patronazhstëve te aplikuar nga Rama , janë vjedhur e përdorur politikisht te dhënat personale te qytetarëve dhe ku anëtaret e PS spiunojnë tek partia çdo njeri qe njohin , prefshi edhe familjaret e tyre eshte prova me e qarte qe PS-ja është ne fakt PKSH dhe Rama kreu i kësaj organizate kriminale komuniste. Vazhdimi i funksionimit te këtij sistemi kriminal është urdhëruar dhe drejtohet nga ai dhe nuk mund te gjendet provë me e madhe e faktit qe ai është komunist po aq sa te p[arët e tij politike e gjenetike . Vete Rama i konsideron këta spiunë si “heronj” dhe me te drejte ja dedikon fitoren në zgjedhje pikërisht këtyre . Dhe sigurisht kjo nuk është antikomunizëm , përkundrazi është komunizëm apo me me e keqja e tij :stalinizëm dhe enverizëm .
Por Rama provokon e bën “antikomunistin ku gjen shesh e bën përshesh” dhe sidomos provokon ne një fushe ku luan vetëm ai . Së pari ne politikë ,se PD ka hequr dorë nga antikomunizmi e ne disa raste sillet edhe si komuniste dhe se dyti ne media, sepse del ne emisione te porositura, ku ata që e pyesin ose i ka përballë si “oponencë”, janë komunistë e bythlëpirsa ose me keq: bashkëpunëtorë te “Sigurimit te Shtetit dhe heshtin apo miratojnë dërdëllitjet e tij …
E vetmja e vërtetë që Rama tha ne emision është fakti që një komunist mund të evoluojë në një fashist apo e kundërta pasi fashizmi ka si origjinë socializmin dhe për këta ai dhe te gjithë ne kemi provë shumicën e drejtuesve te pare të partisë se tij 1944 që ishin fashiste të konvertuar ne komunistë , përfshiu edhe Nexhmie Hoixhën apo vet Presidentin e pare komunist te Shqipërisë ,Omer Nishani. Nisur nga kjo përvojë e logjikë, ne mënyrë hipotetike po them që vete Edi Rama ,në se do të tentojë të mos jetë më komunist, ka vetëm një mundësi ne dispozicion ,të behet fashist , por qe të dyja këto nuk kanë asnjë lidhje me antikomunizmizmin dhe antikomunistët, si filozofi e si individë .
Se fundi , fakti qe ai ka zgjedhe te ri me xhelatin komunist , te atin Kristaqin dhe me martirin antikomunist Havzi Nela viktimën e tij, përcakton përkatësinë e tij politike pa qene nevoja te pretendoje te kundërtën ne emisionet private, ku “masturbohet” me lakenjtë e tij meditativë.
*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë