Olta Gixhari e revoltuar ndaj kryetarit të bashkisë: Kam një bebe që më pret në shtëpi

TIRANË– Prej pak kohësh e kthyer në atdhe, aktorja Olta Gixhari duket sikur nuk po e shijon dhe aq kthimin pasi është përballur me gjoba nga policia bashkiake.

Ka qënë një postim në Instastory nga ajo drejtuar kryebashkiakut Veliaj ku i ankohet për situatën e krijuar.

Olta ka treguar se është gjobitur pasi ka parkuar makinën poshtë shtëpisë së saj. Ajo kërkon një zgjidhje nga Veliaj se ku mund të parkojë tjetër.

“Kam një muaj që parkoj këtu dhe sot mora gjobë! Të lutem më jep një zgjidhje se unë nuk mund të kaloj jetën duke u gjobitur poshtë shtëpisë çdo ditë ose duke paguar çdo orë. Ku të parkoj se kam një bebe që më pret në shtëpi? Vështirësi e madhe të shkosh në shtëpi”, ka shkruar ajo.