“Mora 200 mijë lekë nga policia për Ramën” Arrestohet nga policia lezhjani që denoncoi

Një video denoncim i bërë publik, ku një qytetar pranon se ka shitur votën e tij për 50 mijë lekë të vjetra dhe tregon se i kanë dhënë 200 mijë lekë për 4 vota.

Ai thotë se lekët janë shpërnda me makinën e policisë, pasi policët nuk ka kush i ndalon kush.
Menjëherë pas shfaqjeve te pamjeve filmike në rrjetet sociale, policia e Lezhës ka nisur hetimet.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njoftoi se është bërë shoqërimi në polici i shtetasit G.P.

Gjithashtu janë kryer verifikime në lidhje me identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këto pamje filmike. Shtetasi G.P. i shfaqur në video, sapo ishte kthyer nga puna në Malin e Zi, ku punon si punëtor sezonal. Për rastin vazhdojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.