Mandati i tretë i Ramës, 10 premtimet e PS: Rritje Taksash, 4 aeroporte, 4 porte

Eliza Gjediku

Në mandatin e tretë të qeverisë socialiste, do të vihen në zbatim 10 premtimet ekonomike që PS shpalosi para zgjedhjeve të 25 prillit. Ndër to më kryesore, bëhet fjale për rritje taksash, rritja e pagës minimale, ngritja e katër aeroporteve, rritja e eksporteve bujqësore.

Fitorja e PS dhe konfirmimi i saj edhe për 4 vitet e ardhshme në pushtet, automatikisht kalon në fuqi (pas mandatimit ne shtator) një sërë premtimesh të karakterit ekonomik. Rimëkëmbja e ekonominë dhe ulja borxhit publik pasohet me 10 objektiva të tjera

– Deri në vitin 2029 të gjitha bizneset me xhiro 0-14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim mbi fitimin, ndërsa pragu i TVSH-së do të jetë 10 milionë lekë. Nga këto dy vendime përfitojnë 111 mijë bizneset.

Brenda mandatit të tretë paga minimale në shkallë vendi do të jetë 40 mijë lekë, dhe deri në këtë nivel nuk do të paguhet tatim mbi pagën. Edhe për katër vitet e ardhshme në themel të taksimit nga socialistët është progresiviteti nën synimin ‘kush fiton më shumë paguan më shume’.

Ndryshe nga tani ku tatohen pagat mbi 150 mijë lekë, vitin e ardhshëm pagat mbi 250 mijë lekë do të tatohen me 23 perqind, Sa i takon pagave të shtresës së mesme mbi 40 mijë lekë deri në 250 mijë lekë do të taksohen me 13% vetëm për vlerën mbi 40 mijë lekëshin.

Viti i ardhshëm do të ketë rritje pagash për disa kategori. Konkretisht me 40% pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha, 30% administratës

Nga ana tjetër për të tërhequr sa më shumë biznese të reja në vend, në programin e PS është premtuar se do të jepet 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri.

Bizneset inovative do të jenë po ashtu në fokus, ndërsa për manifakturën do të jepen 50 milionë euro garanci sovrane, si dhe mbështetje për të ri-aftësuar punonjësit. Rritja e eksporteve deri në 1 miliardë dollar, nga 400 milionë dollar që janë aktualisht është një tjetër synim i qeverisë në mandatin e 3. Pika tjetër kyçe është mbyllja e 4 vjeçarit me 3 aeroporte, si dhe Aeroportin e Sarandës për qëllime turistike.

TATIMI 23% MBI PAGAT

Është Pagat mbi 150 mijë lekë tatohet 23%

Bëhet Pagat mbi 250 mijë lekë tatohet 23%

TATIMI 0% MBI PAGAT

Është Pagat 0-30 mijë lekë tatohet 0%

Bëhet Pagat 0-40 mijë lekë tatohet 0 %

TATIM 13% MBI PAGAT

Është Pagat mbi 30 mijë – 150 mijë lekë tatohet 13%

Bëhet Pagat mbi 40 mijë – 250 mijë lekë tatohet 13%

RRITJE PAGASH

Pagat e arsimtarëve +40%

Pagat e bluzave të bardha +40%

Pagat e administratës +30%