Binomi Toma-Qife-Rrahja Vs. Reforma në Drejtësi

Erand Likuçi

Që shqiptarët janë popull që i gjëmojnë prapa të paudhëve kjo dihet, pasi ju bënë duart gjak nga rrahja e shuplakave për 45 vite për diktaturin Enver Hoxha.

Nuk hy tek ata që them populli gjykon drejtë. Pasi populli jonë sy petrit thotë jemi pro reformës në drejtësi edhe voton bindshëm element që së paku janë subjekt i saj. Pra o jemi kundër krimit, çka nuk rezultoi këto zgjedhje, ose jemi kundër reformës në drejtësi, këtë mesazh dhamë duke votuar një sërë kandidatësh që së paku kanë flirtuar me prokurorinë. Pra shqiptarët kanë votuar pro atyre që i ka kapur edhe ligji i dekriminalizimit, pra shkoqur votuan ata për të cilët është ngjizur ekzaktësisht reforma në drejtësi.

Ka nga ata që thonë Rama ka fituar sepse bën art me mikrofon edhe flet bukur… po të njëjtit “ideator” thonë që votat shiten tek të varfërit, injorantët, mendjelehtët dhe shtresat vulnerabël.

Por i padituri nuk e kupton dot diskursin e Ramës, fshatari nuk e përpunon dot në trurin e tij pa pikë rrudhe, fjalët e thëna nga i lëçituri që është fat i madh që lindi në Shqipëri, se ndryshe nuk do ekzistonim si komb.

Shkodra është e françeskanëve apo e padrinove, votat tregojnë që është e padrinove. Elbasani është qyteti i normales dhe arsimit apo i bandave, votat e treguan, Flutura Açka, 10 herë vota më pak se ata që kanë luajtur pisllëkun.

Shkurt shqiptarët në këto zgjedhje së paku nuk dhanë përgjigje, nëse janë me reformën në drejtësi apo me kopukët e kollarisur. Gjithsecili ta lexoi vetë vullnetin e shqiptarëve.