Njihuni me kandidatin që humbi bashkinë dhe mandatin e deputetit në 25 prill. I doli emri tek dosja 184

Edi Rama i kërkoi kryetarit të bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj që të hiqte dorë nga posti për tu futur në listën e kandidatëve për deputetëi treti, me qëllim për të maksimalizuar votat për fitimin e mandatit.

Ndryshe nga Dritan Leli në Vlorë që e refuzoi kërkesën e kreut të partisë, Dionis Imeraj pranoi duke lënë bashkinë për të ndihmuar partinë.Nga rezultatet e numërimit për partitë, Dibrën e fitoi PD duke marrë 3 deputetë, ndërsa PS vetëm 2, që janë Lavdrim Krrashi dhe Aurora Mara, e cila siguroi edhe një rekord në vete votash personale 9367.