“Ke 30 vjet nuk ke mësuar shqip”, sherr mes Bollinos dhe Mark Markut

Deputeti i zgjedhur i PD, Mark Marku është përplasur ashpër me gazetarin Carlo Bollino në emisionin OPEN në Top Channel.
Teksa po diskutohej për rebelimin në PD ku kërkohet largimi i Bashës, debati mes Markut dhe Bollinos degradoi në fyerje personale.

Pjesë nga biseda

Bollino: Je pedagog tek gazetaria

Marku: Je gazetar që nuk ke mësuar shqipen ka 30 vjet. Vjen krijon media dhe shet media

Bollino: Profesor Marku, për respekt po të quaj profesor. Për 8 vjet je shit si analist i pavarur

Marku: Të jetosh 30 vjet në Shqipëri dhe nuk e di taman

Bollino: Kam marrë urime nga profesore të vërtetë universitarë, jo si ti. Kjo është retorikë destruktive dhe shpifëse.