Hoqi Romeo Gurakuqin, Bujar Nishani sulmon Bashën: Nuk më tha as faleminderit

Ish-presidenti Bujar Nishani ishte i pari nga zërat e rëndësishëm në Partinë Demokratike që del hapur kundër kryetarit të kësaj force Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve.

“Nga 13 shtatori kur përfunduam punën dhe punuam 3 muaj, mirë apo keq, sepse është një punë që ka një gjykim subjektiv, ky ekip, jo vetëm gjithë puna u hodh në koshin e plehrave, sepse nuk u mor parasysh jo vendimi komisionit, sepse ne nuk shkuam aty për qefin tonë, por sepse kryesia e Partisë Demokratike mori një vendim për përbërjen, për kompetencat, për mënyrën se si duhet të veprojë, për rezultatin që duhet të japi, dhe ne nuk na u tha as faleminderit. Ne nuk kemi pirë as një kafe falenderimi për punën e mirë apo të keqe por për angazhimin tonë me me Bashën. 

Kujtojmë se Nishani u akuzua nga profesori Romeo Gurakuqi se e kishte hequr nga kandidaturat për deputet të PD.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi paditi Bujar Nishanin lidhur me deklaratat e këtij të fundit se ka qenë  bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Gurakuqi shkruan se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e Nishanit, ndërsa shprehet se është kontrolluar dy here nga Autoriteti për Informim ne vitin 2017, herën e pare si kandidat për organet e reja te Drejtësisë dhe herën e dyte pas fitores nga PD Shkodër te zgjedhjeve te vitit 2017,para marrjes se mandatit, me nismën time dhe se është vërtetuar se nuk ka ansjë lidhje me ish sigurimin e shtetit.