Pse votuesit e PS dhe Tom Doshit nuk festojnë fitoren e mandatit të 3

Nëse e mbani mend, Yuri Kim përfaqësuesja e presidentit Biden në Tiranë tha se, “nëse doni Ndryshimin, votojeni. Nëse doni kriminelët, votojeni. Mjafton që të përputhen ajo që thoni, me atë që bëni”. Një thirrje e sinqertë për koherencë.

35 mijë qytetarë me të drejtë vote votuan Tom Doshin, që SHBA e ka shpallur non grata që në 2015.

Qindra mijëra votuan PS, qindra mijëra votuan PD, mijëra votuan LSI e parti të tjera.

Mbi 70 mijë gabuan në fletë votimi. Mijëra ndoshta nuk votuan sepse iu morën kartën ID.

Një pjesë e madhe shkuan në plazh apo në mal.

Shqiptarët me hir apo pa hir, i besuan qeverinë Edi Ramës. Por me sa po shoh nuk janë të gëzuar shumë. Nuk e di pse nuk gëzohen. Nuk festojnë. Festoni Fitoren Miq. Blini birra, shampanjë e torta, keni fituar.