Nuk e bëj dot servilin

Sonte dola dhe une ne shesh. Me ndjesi per te pare sesi ishte pertypur dhe si do shprehej fitorja nga forca e cila do ta qeverise kete vend edhe per kater vite, duke shenuar nje rekord ne qeverisjen e Shqiperise pas demokracise. Nuk me detyroi njeri po ndjesia e te qenurit ne nje event qe eshte i rralle per vendin ton te vogel, e ndjeja si detyrim te isha pjese e perceptimit popullor.

Me bindje te plote e them qe ishte grumbullimi me i ndjere qe ka pare ai shesh nder vite. Njerez qe i gezohen te ardhmes me te pasigurt te Shqiperise, te ardhmes qe sovrani zgjodhi te ndjeke pa patur dijen me te vogel se cmund te pritet.

8 vitet e kaluara e goditen shume Shqiperine, por me shume opoziten e cila doli me e demtuara ne keto zgjedhje. Flaka e shpreses qe ajo u perpoq te sjelle nuk mjaftoi per te ndezur dinamitin e ndryshimit, qe koha tregoi qe populli donte me teper lagien dhe shuarjen e barutit te ndryshimit edhe per 4 vitet e ardhshme.

Dhe kjo ishte pikerisht ndjesia e mitingut te sotem.

Shuarja e shpreses se na pret nje e ardhme me e mire. Me e lehte eshte te mbushesh sheshin Skenderbej me servila sesa te mbledhesh 4 shqiptare per te mbaruar nje pune se bashku.

Dhe sheshi Skenderbej sonte mori epitetin Sheshi i Servileve.

Une nuk e gelltis dot te qenurit servil. Me mire i neperkembur dhe me dinjitet sesa servil.

Une ky jam.

Rrofte republika e servilave!