A duhet kthyer humbja në disfatë z. NISHANI?

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani, as më pak e as më shumë ka kërkuar dorëheqjen e kreut të PD Lulzim Basha. Një e drejtë legjitime që e kanë vetëm anëtarët e PD.

Ai është i zhgënjyer sepse priste pushtetin si shumë të tjerë në PD, duke qenëse se gjithmonë ka qenë në pushtet, disa herë ministër, deputet dhe madje President për meritë të PD.

Çfarë ti thuash për mirënjohjen apo mos mirënjohjen. Që në ditë të vështirë detyrohet të shkruajë një status të gjatë për të thënë diçka të thjesht dua pushtet.

Nuk i vihet faj Bujar Nishanit e askujt tjetër që priste pushtetin sepse e dinë çfarë është pushteti…

Në fakt, votat kundër Edi Rames janë më shumë se ato pro Rames… Opozita ka votën popullore, por nuk ka mandatet… Socialistët nxorrën më shumë mandate me mç pak vota sepse kanë bërë reformën territoriale, sipas qejfin dhe interesit.

Partia Demokratike në këto zgjedhje, e vetme, mundi të marrë 600 mijë vota, në kushtet kur përballë kishte makinerinë më të madhe të votave në pushtet, atë të Rilindjes.

Kuptohet marazi që lind së brendshmi dhe vjen si revoltë e drejtë te ju, për shkak të lodhjes nga opozita e gjatë, por edhe për shkak të pushtetit arrogant që ka akumuluar Rilindja.

Të marrësh 600 mijë vota, 80 mijë më shumë se në zgjedhjet e vitit 2017, unë do ta quaja një sukses në kushtet kur të gjithë jemi dëshmitarë të shitblerjes dhe deformimit masiv të votës.

Por a mjafton ky sukses?
Unë them se jo.
Por a është koha të gjejmë shkaktarin brenda nesh, kur shkakun e kemi përballe?