Pse Enver Hoxha mbante si pseudonim nje emer vajzash?

Dr. Hasan Bello

Sipas versionit zyrtar me 8 nentor 1941 Enver Hoxha se bashku me shoket e tij themeloi Partine Komuniste. Per t’i shpetuar autoriteteve policore ai perdori disa pseudonime, si Saliu, Hasani dhe, me interesanti ishte nje emer vajzash, Valbona. As historianet, por as ai vete nuk e ka shpjeguar ndonjehere arsyen e vertete.
Sidoqofte, Gjykata Speciale me 20 maj 1943 do ta shpall fajtore me akuzen “komunist i rrezikshem, terrorist dhe falsifikues i shume dokumenteve”. Kjo konfirmohet dhe ne botimin “Epopeja e luftes antifashiste nacionalclirimtare e popullit shqiptar 1939-1944”, Tirane, 1980, ku gjenden disa ilustrime pasaportash te falsifikuara dhe te manipuluara, etj. Per kete arsye, me 25 qershor 1943 policia e Tiranes do te leshoi nje urdher arresti kunder Enver Hoxhes. Ky ves, falsifikim-manipulimi do te behet kulture politike dhe intelektuale, e cila me vone do lere gjurme ne subkoshiencen e shoqerise shqiptare.