Trajneri kampion Egbo i “shokuar” nga survejimi i patronazhistit

TIRANE – Ish-trajneri i Tiranës Emanuel Egbo e konsideron një nga gjërat më të çuditshme dhe të paimagjinueshme çështjen e patronazhistëve. Në një reagim që ka bërë për “Panorama Sport”, Egbo është habitur me atë që i është servirur nga gazeta për çështjen e “spiunazhit” të partive politike.

“Kam shumë kohë pa lexuar gazetat. Më sqaro çfarë është patronazhisti?”, thotë në fillim ai. Kur i sqarojmë çëshjen dhe i japim faktet, Egbo mbetet i befasuar. “Nuk di fare për çfarë po flet. Kjo është shaka apo seriozisht e keni? Kush është ky Alban Arapi? Unë nuk e di kush është. Qenka një histori e çuditshme”, deklaroi ishtrajneri i Tiranës. Nigeriani ka mbetur i befasuar prej situatës në Shqipëri.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.
Nga baza e të dhënave që janë bërë publike del se patronazhisti i Egbosë është Alban Arapi, një emër që në pamje të parë nuk lë të kuptosh për ndonjë lidhje me sportin apo klubin e futbollit Tirana.